Numri dy i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Skënder Çota tha se ulja e kostos së ndërtimit të kësaj vepre madhore nuk reflektohet në uljen e cilësisë së punimeve. Ky zhvillim ka kaluar jo pa debate në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, për faktin se, sikurse u shprehën deputetët, pothuajse për çdo projekt është kërkuar rritja e shpenzimeve dhe jo ulja e tyre.
Pas diskutimeve për projektin, Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi konsensualisht kredinë 50 milionë dollarëshe nga Fondi për Zhvillim Abu Dhabi. Në javët e ardhshme, pritet edhe diskutohet edhe një kredi tjetër në vlerën e 24 milionë dollarëve që jepet nga fondi i OPEC. Të dy këto kredi do të shkojnë për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, tuneli i së cilës do të bëhet funksional me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit. ah/Shqiptarja.com/