Ulet me 5 lekë çmimi i naftës, do të shitet me 227 lekë! Benzina ulet me 2 lekë, do shitet me 210 lekë! Gazi nuk ndryshon

Ulet me 5 lekë çmimi i naftës, do të shitet me 227 lekë! Benzina ulet me 2 lekë, do shitet me 210 lekë! Gazi nuk ndryshon

TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për naftën, gazit dhe për benzinën. Në çmimet e publikuara nafta është ulur me 5 lekë dhe duke filluar nga sot do të shitet me 227 lekë për litër. Ndërsa benzina është ulur me 2 lekë dhe do të shitet me 210 lekë për litër. Sa i takon çmimit të gazit, ai mbetet i pandryshueshëm dhe do të shitet me 74 lekë për litër.  Sakaq çmimi i naftës për peshkimin është vendosur  133 lek/litër

‘Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur  133 lek/litër.’- njofton bordi i Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11  Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

                    Ishte        Bëhet
Nafta        232 lekë      227 lekë
Benzina   212 lekë      210  lekë
Gazi         74 lekë        74 lekë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit

Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit