Në ditën e nëntë të protestës në Tiranë, një vajzë e veshur e gjitha me të bardha ka tërhequr vëmendjen teksa është ulur në gjunjë duke thënë një lutje.
Por ka një detaj që bie në sy.
Pikërisht përballë saj ndodhet një karrige, mbi të cilën janë vendosur një libër, një paketë cigare dhe një shishe birre duke krijuar një pamje që natyrshëm të bën të pyesësh: Mos vallë ka zgjedhur vendin e gabuar për t'u lutur?
Vetëm 2 ditë më parë, vajza në fjalë tregoi një anë tjetër të saj duke sulmuar, sharë dhe provokuar një punonjëse policie.
Nga përplasja me policinë te lutja në gjunjë, dy pamje krejt të ndryshme të së njëjtës protestuese. Se çfarë e ka shtyrë këtë herë të lutet, e di vetëm ajo.
-
prap kjo e levizura qe shante policen? gjynah e shkreta paska vajtur dem
Përgjigju







Komente
Komento