Ulet numri i studentëve shqiptarë në Itali, rritet në Turqi (Shifrat në gjithë Europën)

Ulet numri i studentëve shqiptarë në Itali, rritet në Turqi (Shifrat në gjithë Europën)

Foto ilustruese

Universitetet europiane janë të njohura për traditën e tyre në mësim dhënie. Në renditjet ndërkombëtare ato renditen në të shumtën e rasteve në krye të klasifikimit për sa i përket cilësisë së edukimit dhe kërkimit shkencor.  Studentët shqiptarë që kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet  në  vendet e BE-së dhe kandidatet për t’u anëtarësuar në 2016-n janë afërsisht 15500 sipas Eurostat (në këtë shifër nuk janë përfshirë Gjermania dhe Holanda).

Në krahasim me një vit më parë, sipas të dhënave të publikuara, numri i studenteve shqiptarë në BE ka rënë me gati 1000 studentë, pa përfshirë shtete ku te dhënat mungojnë për të dy vitet. Italia ka numrin më të madh të studentëve shqiptarë, ku në 2016-n sipas të dhënave të Eurostat studionin rreth 10,724 studentë shqiptare në universitetet italiane. Në krahasim me një vit më parë numri i tyre ka rënë me rreth 724 studentë.

Në vend të dytë për numrin më të lartë të studentëve shqiptarë qëndron Greqia, ku numri i studentëve shqiptarë të regjistruar në universitetet greke është 1633 sipas Eurostat.

Në vend të tretë është Turqia me 886 studentë. Numri i studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet turke ka ardhur në rritje në tre vitet e fundit. Një vit më para ishin te regjistruar rreth 775 studentë, ndërsa në 2014 ishin 644 studentë.

Edhe studentët shqiptarë në Gjermani janë në një numër të konsiderueshëm krahasuar me totalin e studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë në një fakultet jashtë Shqipërisë. UNESCO ka raportuar se në Gjermani studionin në 2015-n rreth 559 studentë. Ndërsa në Francë numri i studentëve shqiptarë në 2016-n 481, rreth 10 studentë më pak.

Numri i studentëve shqiptarë në Austri ishte 324 studentë, apo rreth 39 studentë më shumë se një vit më parë.

Në vendet Europës Lindore, në Bullgari dhe Rumani, Eurostat raporton se numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në universitetet atje është 279 dhe 202 studentë.

Numri i studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, që ka disa prej universiteteve më të mira në botë, është 260. Monitor

Tabela me studentët shqiptarë sipas shteteve

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet