Moti i paqëndrueshëm ka bërë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve në qarkun e Shkodrës të mos njohë rritje të konsiderueshme. 

Sipas menaxheres së marketingut pranë qendrës së infomrmimit për turizminin në Shkodër, Eva Çuliqin çdo ditë pranë kësaj zyre paraqiten afro 40 turistë kryesisht nga Evropa Perëndimore për të marrë informacione për zonat turistike në këtë qark. 

“Një gjë vlen të theksohet që këtë vit kemi më shumë turistë që vijnë që vijnë të organizuar me agjensi turistike. Turistë të huaj që duan të vijnë individualisht varjojnë të jenë nga 20-25 ndërsa këto që vijnë të organizuar mund të shkojnë në 10-15 në ditë.” tha Çuliqi

Pranë qendrës së informimit, për të promovuar vlerat turistike të zonës veriore, turistët marrin informacione për pika të tilla malore si Thethi, Valbona dhe Vermoshi. Pjesë e interesimit të tyre janë edhe muzetë dhe qendrat e tjera turistike.

Redaksia Online