TIRANE- Pavarësisht 13 ndërhyrjeve që Banka e Shqipërisë ka vendosur për normën e interesit, reagimi te kreditë e dhëna nga bankat e nivelit të dytë është ndierë më së shumti te norma e interesit për kreditë e dhënë në lekë. Ndërsa për kreditë e dhëna në euro dhe në dollar reagimi ka qenë në oshilacione dhe në ulje ngritje të shpeshta. Raporti i fundit i BSH paraqet ecurinë e plotë për interesat e kredive nga viti 2011 deri në 2014 si dhe për 6 muajt e parë të vitit 2014.
/Shqiptarja.com











