Si pasojë e thatësirës dhe mungesës së reshjeve të shiut në fillim të vitit, prodhimi i energjisë elektrike është ulur ndjeshëm. Madje për shkak të mungesës së prurjeve Fierza zbriti në pikën kritike të saj. Instituti i Statistikave njofton se në tremujorin e parë të 2022 prodhimi neto i energjisë është ulur me 39,7 % duke arritur vlerën 2.016 gigavat orë nga 3.344 gigavat orë energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2021.
Pjesa më e madhe e prodhimit është realizuar nga hidrocentralet publike me 52,8 %, ndjekur nga hidrocentralet private dhe koncesionare me 46,7 % dhe në fund janë parqet Fotovoltaike me 0,5 % prodhim.
Për të mbuluar nevojat për konsum, vendi ka rritur importin gjatë kësaj periudhe me 7.2 herë më shumë se vjet. Konkretisht importi bruto i energjisë elektrike, në tremujorin e parë, arriti vlerën 715 gigavat orë nga 99 gigavat orë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa eksportet gjatë kësaj periudhe janë reduktuar me 67,5 %.
Ndërkohë si pasojë e çmimeve të larta në bursën ndërkombëtare ndikuar edhe nga lufta në Ukrainë, për të blerë energji KESH shpenzoi në tremujorin e parë 128 milionë euro.
Sipas raportit të INSTAT, nga janari në mars është rritur edhe konsumi i energjisë me 5.7%, dhe ndikimin më të madh e kanë dhënë konsumatorët familjarë me rritje 8,1 %, ndërsa bizneset konsumuan 2,9 % më shumë se vjet.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?
-
Po
47.9%
-
Jo
45.1%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 142
Lajme të tjera
-
Ministria e Energjisë: 9 kompani lider në botë, gati për ndërtimin e parqeve eolike në Shqipëri
15 Qershor, 12:48
-
Rriten me 169 mln euro të ardhurat nga turistët për periudhën janar-mars, ekspertët: Paketat turistike, dyfish më të shtrenjta
13 Qershor, 20:50
-
Çmimet e larta rrisin kërkesën për kredi për blerje shtëpie! Në katër muaj shqiptarët morën 119,5 mln euro për shtëpi! Kostot e ndërtimit nga janari në mars 2022 u rritën me 5%
12 Qershor, 15:48
-
Shtrenjtohet gjithçka, nga prodhimi deri tek importi, eksperti për Report Tv: Çmimet e larta do vijojnë, abuzuesit po shtojnë barrën mbi konsumatorët
8 Qershor, 21:13
-
INSTAT: Inflacioni gjatë muajit maj arrin në 6.7%, rritja më e madhe e karburantit me 21.7%! Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 11.4 %
8 Qershor, 13:49
-
Raporti INSTAT/ Mallrat e blera jashtë vendit rrisin inflacionin! Çmimet e importit u rritën me 10% në tremujorin e parë! Energjia shtrenjtim galopant
8 Qershor, 09:42
-
Rriten kostot e prodhimit në tremujorin e parë, INSTAT: Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit me 17%
8 Qershor, 09:20
-
INSTAT: Në 2021 u rrit me 10.5 % numri i vdekjeve në vend! 52.4% e vdekjeve nga sëmundje të qarkullimit të gjakut
5 Qershor, 21:11
-
Hapen 648 biznese të huaja në Shqipëri, ikin 44 investitorë të mëdhenj me më shumë se 50 punonjës
2 Qershor, 08:43
-
Shpëtoni blegtorinë shqiptare!
1 Qershor, 17:49
-
Shtrenjtimi i lëndëve të para nuk ndal ndërtimet në vend, në tre muajt e parë të 2022 numri i lejeve u rrit me 58%
30 Maj, 16:53
-
Çmimet e larta ulin tregtinë e mallrave në 4 mujor, INSTAT: Eksport-importi në porte e hekurudha u ul me mbi 21%! Të ardhurat në buxhet janë rritur mbi 18%
29 Maj, 17:25