Ulet shkëmbimi tregtar Kosovë-
Maqedoni, shkak rruga e Kombit

Ulet shkëmbimi tregtar Kosovë-<br />Maqedoni, shkak rruga e Kombit
Shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Maqedonisë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka shënuar rënie prej 18,6 për qind. Një ndër shkaqet kryesore të konstatuara është edhe kalimi në funksion të plotë i rrugës së kombit "Durrës-Prishtinë".

Ky fakt është pohuar gjatë një takimi që kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski zhvilloi me homologun e tij nga Kosova Safer Gërxhaliu. Maqedonia njihej si eksportuesja më e madhe e mallrave në Kosovë, ku gjatë këtyre viteve ka pasur trende të rritjes së shkëmbimit tregtar.

Mirëpo, shkëmbimi në këto gjashtë muaj ka shënuar rënie me 3 milion dollarë më pak. Rënie të eksportit të mallrave nga Maqedonia është shënuar për derivatet e naftës, prodhimeve bujqësore, duhanit si dhe metaleve dhe materialeve metalurgjike.

“Një nga arsyet është edhe hapja e autostradës Kosovë – Shqipëri dhe rëndësia e portit të Durrësit”, deklaroi kreu i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski.

Kosova është një nga shtatë vendet që ka shkëmbimin më të lartë tregtar me Maqedoninë. Volumi i shkëmbimit lëviz prej 330 deri në 540 milion dollarë amerikan në vit. Midis Maqedonisë dhe Kosovës deri tani janë nënshkruar 17 marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi.

(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi