TIRANE- Ulet vlera e investimit për të marrë me qira 1 euro asetet shtetërore. Qeveria ka miratuar dje një vendim i cili parashikon se për të marrë me qira 1 euro asetet shtetërore duhet të investohen 100 milion lekë nga 2 milion euro, që ishte më parë, por e ka kushtëzuar këtë me hapje vendesh pune. Sipas vendimit të qeverisë parashikohet se investitori, i cili do të marrë me qira pronat shtetërore duhet të hapi një numër të caktuar vendesh pune në të kundërt për çdo vend pune që nuk do të realizohet do të merret një masë ndëshkimore prej 50 milion lekësh.