Uli dënimin me 2 vite të Arben Grorit, KGLJ pezullon 3 muaj dhe i jep rrogën minimale gjyqtarit Taga! ILD kërkoi shkarkimin

Uli dënimin me 2 vite të Arben Grorit, KGLJ pezullon 3 muaj dhe i jep rrogën minimale gjyqtarit Taga! ILD kërkoi shkarkimin

Arben Grori

Ndonëse ILD kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Taulant Taga, KLGJ vendosi ta pezullojë për 3 muaj duke i dhënë të drejtën e rrogës minimale. ILD kërkoi shkarkimin e tij pasi uli dënimin me 2 vite të Arben Grorit.

Nga hetimi ndaj gjyqtarit, ILD konstatoi veprime/mosveprime të kryera në kundërshtim me ligjin “Për trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, të cilat kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë përfitimin e padrejtë të uljes së dënimit në masën 720 ditë për të Arben Grorin, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas hetimit të ILD-së, në dhënien e vendimit gjyqtari nuk i është referuar dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale ligjore. Ndërsa në analizën e vendimmarrjes 4 vjeçare (2017-2021) të gjyqtarit Taga, ILD ka konstatuar se ndryshe ka vepruar gjyqtari në dhënien e 155 vendimeve të tjera, ku në 7 kërkesa nga të dënuar me “Burgim të përjetshëm” janë respektuar kriteret formale ligjore. Këto ishn arsyet përse kërkuan shkelje dënimi, por KLGJ caktoi masën e pezullimit nga detyra.

Njoftimi i plotë i ILD

Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë seancës së sotme dëgjimore ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit T.T., të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për shkelje disiplinore të kryera, në gjykimin e kërkesës me objekt ulje dënimi, për një të dënuar me burgim të përjetshëm. Këshilli i Lartë Gjyqësor caktoi masën pezullim nga detyra për 3 muaj me të drejtën e përfitimit të pagës minimale për magjistratin. Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte kërkuar procedim me masën  “shkarkim nga detyra” ndaj gjyqtarit T.T.

Nga analiza ligjore e fakteve të mbledhura gjatë hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit T.T., Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte konkluduar në raportin hetimor, se nga ana e magjistratit janë konstatuar veprime/mosveprime të kryera në kundërshtim me ligjin “Për trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, të cilat kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë përfitimin e padrejtë të uljes së dënimit në masën 720 ditë për të dënuarin me burgim të përjetshëm (A.G.), si dhe cënimin e prestigjit të magjistratit në veçanti dhe cënimin e besimit të publikut te drejtësia. Sipas hetimit të ILD-së, në dhënien e vendimit magjistrati nuk i është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale ligjore. Në analizën e vendimmarrjes 4 vjecare të magjistratit (2017-2021), me objekt ulje dënimi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka konstatuar se ndryshe ka vepruar gjyqtari në dhënien e 155 vendimeve të tjera, ku në 7 kërkesa nga të dënuar me “Burgim të përjetshëm” janë respektuar kriteret formale ligjore.

Në përfundim të hetimeve Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte konkluduar se veprimet/mosveprimet e magjistratit T.T., përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës dhe i kërkoi KLGJ-së caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistratin për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronjat “dh” dhe neni 102 pika 2 germat “b” , “c”  të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në përditësim...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja