Pandemia nuk i ka ndalur qytetarët nga Kosova për të vizituar Shqipërinë në ditën e parë të majit. Vetëm gjatë kësaj fundjave e cila është shoqëruar me temperatura të larta, 32 mijë e 163 turistë nga Kosova vizituar Shqipërinë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë për mediat në Kosovë se që nga dita e premte, mbi 32 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri.
“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi.
Ndërkaq deri në mesditën e së premtes 6000 qytetarë kanë kaluar pikën kufitare në drejtim të Shqipërisë. Duket se edhe këtë sezon turistik, Shqipëria do të presë mijëra turistë nga Kosova. Me vijimin e vaksinimit masiv që është shoqëruar me ulje të rasteve ditore, do të ketë më shumë turistë sesa vitin e kaluar.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kemi një ulje drastike të rasteve të reja, ku në ministria e Shëndetësisë raportoi 53 infektime të reja dhe 1 viktimë.
Komente








