/ATSH-AFP/ - Moska do të zgjasë embargon ndaj produkteve bujqësore evropiane nëse Bashkimi Evropian forcon sanksionet kundër Rusisë, deklaroi sot ministri rus i Ekonomisë, Aleksei Uljukajev.
"Ne do të ruajmë status quo-në, që do të thotë se embargoja mbi produktet bujqësore evropiane do t'i përgjigjet nivelit të sanksioneve, pra, një masë simetrike", deklario Uljukajev për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti.
"Embargoja mund të zgjatet", theksoi ai.
Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan të mërkurën me konsensus zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë deri më 31 janar 2016, një masë që do të miratohet formalisht të hënën, sipas burimeve.
"Të 28 ambasadorët të BE-së ranë dakord për të zgjatur sanksionet ekonomike kundër Rusisë", shkruan në rrjetin social "twitter" përfaqësuesja e Polonisë pranë BE-së.
"Ministrat e Punëve të Jashtme do të finalizojnë vendimin të hënën, gjatë mbledhjes në Luksemburg", shtoi ajo.