Ulsi Manja apel për Bashën: Prano të kaluarën gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo as nuk fshihet as nuk blihet

Ulsi Manja apel për Bashën: Prano të kaluarën gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo as nuk fshihet as nuk blihet

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja tha sot se Lulzim Basha duhet të pranojë të kaluarën e tij gjatë qëndrimit në Kosovë. Si drejtues i Komisionit të Posaçëm të krijuar për të analizuar raportin e Dick Marty-t, i cili thotë se UCK ka kryer krime në territorin shqiptar, Manja i është drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që të pranojë të çfarë ka bërë në të kaluarën. Ai tha në Top Channel se i takon atij ta bëjë publike veprimtarinë e tij në të kaluarën përderisa ka një pozicion në politikën shqiptare.

“Komisioni i Posaçëm nuk është komision hetimor se nuk zhvillohet mbi bazën e ligjit por mbi bazën e një rregulloreje. Unë do të vazhdoja që është një komision faktmbledhës jep vetëm do të merret me verifikimin e të dhënave të raportit të Dick Martyt por për të vërtetuar të gjithë rolin aktiv dhe ligj zbatues që kanë pasur institucionet me UNMIK, Gjykatën e Hagës, Eulex me çdo shtet tjetër që ka kërkuar nga autoritete shqiptare ndihmë në fushën penale. Misioni është për të verifikuar se si zyrtarët apo institucionet shqiptare kanë përmbushur me sukses ajo çfarë është kërkuar në luftën e drejtë çlirimtare në Kosovë. Unë nuk di asgjë për Lulin për karrierën të kaluarën apo jetën e tij, i takon atij ta bëjë publike jetën e tij deri në momentin që është bërë pjesë e politikës. I takon  Lulzim Bashës të jetë transparent kur vendos të marrë pjesë në transparencë publike. Nuk e di pse Lulzim Basha nuk e bën publike punën e tij, nuk ka pse të ndihet përgjegjës”, tha Manja.

Manja ka sqaruar nëse Lulzim Basha do të jetë pjesë e Komisionit të Posaçëm që po analizon mbi raportin e Duick Marty-n.

“Lidhur me faktin nëse do të jetë në seancë, komisioni e ka miratuar kalendarin, ka pasur nga zoti Murrizi që të përfshihet në kalendar Hose Bayrabar e Dick Martyt, kemi vendosur që të zhvillojmë dëgjesat e radhës por se kemi vendosur se cili do të jetë. Askush nuk është aq i pasur që të blejë të kaluarën e tij. Absolutisht në karrierën time nuk kam asgjë për të fshehur. Lulzim Basha nuk ka pse të ndihet përgjegjës për punën që ka bërë apo ligjin mbi të cilin ka vepruar. Lulzim Basha e ka pranuar që ka qenë përkthyes, nëse veprimtaria ka qenë legale dhe e kontraktuar s’ka pse të ndihet fajtor. Ne po presim jo më larg se dje kam firmosur disa shkresa të prokurorisë së përgjithshme, ministrisë së drejtësisë për dokumente për të gjithë veprimtaritë të vitit ‘99. Është sekret shtetëror, por të gjithë anëtarët e komisionit kanë certifikatë sigurie”, tha Manja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leta: 24/12/2020 14:18

    bythlepires tipik.....i prodhon sistemi keto lloj monstrash....keta tipa perdoren e keqperdoren ne maksimum

    Përgjigju
  • Spakisti: 24/12/2020 09:07

    Po ti mor njeri pafytyre qe me neveritesh sa here te shikoj kur do sqarosh per ato pergjimet dhe per te shkuaren tende? Une jam i majte po kur shikoj fytyra si ty dhe si ai Alket Hyseni me dukeni njerez thjesht pa shtylle kurrizore, ndryshe bythelepires. Turp, sa here ju vijne zvjedhjet juve beni gam gam pastaj ndukeni bashke.

    Përgjigju
  • era: 24/12/2020 08:44

    po ky palacoja kur do ta sqarjove pozicioni e tij si ndimes gjyqtare dhe prokure apo ky eshte krishti i shekullit , nje palaco dhe maskara qe u ka marre me mijera lek prokuroreve dhe gjyqtareve per te kaluar vetingi , nje maskara dhe super hajdut....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë