Ultimatumi i OFL-së, avokati: Lul Berisha s'ka prona, një bot nafte dhe një bar kafe me qira, motrës ia ktheu gjykata

Ultimatumi i OFL-së, avokati: Lul Berisha s'ka prona, një bot nafte dhe një bar kafe me qira, motrës ia ktheu gjykata

1580820219_lulBerisha.jpg
Pas formularit të dërguar nga OFL-ja për Lulzim Berishën ka reaguar avokati i tij Detar Hysi duke deklaruar se klienti i tij ka vetëm një bar kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftën për anijet, pasi të tjerat i ka sekuestruar shteti. Sa i përket familjes, ai thotë se motrës së Berishës, ia ka kthyer pronat gjykata e Lartë.

"Klienti im nuk ka cfarë pasurish të deklarojë i kanë sekuestruar krimet me kohë. Lulzim Berisha ka një bar kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftën për anijet. Pronat e të motrës së Lul Berishës i ka kthyer gjykata e Larte. Lul Berisha është një qytetar i lirë që respekton ligjet, paguan tatimet. Të gjitha pronat e Lul Berishës kanë kaluar në favor të shtetit me vendim të gjykatës së Lartë" shotë avokati i tij.

Shqiptarja.com zbuloi në gusht të vitit të kaluar se Lulzim Berisha është pronari kryesor i kompanisë së naftës “Rajan 2007”, ndërsa hija e tij shfaqej dhe tek një polici private “One-Security” (Lexo ketu artikullin e plotë).


Lajmi kryesor:

Anti-KÇK-ja u dërgon formularin Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas: Justifikoni pasurinë ose sekuestro (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Nervozizmi gjatë kontrollit tradhton shqiptarin, i zbulohet kokaina në makinë dhe banesë! Bllok inventari me emrat e klientëve, shitjet dhe borxhet

Itali/ Nervozizmi gjatë kontrollit tradhton shqiptarin, i zbulohet kokaina në makinë dhe banesë! Bllok inventari me emrat e klientëve, shitjet dhe borxhet