Anti-KÇK-ja u dërgon formularin Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas: Justifikoni pasurinë ose sekuestro (VIDEO)

TIRANE-Një ditë pas sekuestrimit të pasurisë së Hajrajve në Shijak, Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme u ka nisur formularin për të justifikuar pasurinë, Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit dhe Ardian Çapjas në Elbasan. Për 48 orë, Forca e Ligjit kërkon që të justifikojnë pasurinë në të kundërt do të sekuestrohet. Për Lulzim Berishën, struktura e OFL-së thotë se në 2016 u dënua me burgim përjetë për disa vepra penale, grup të strukturuar, trafik droge dhe pastrim parash, por në 2016 Apeli i Durrësit e liroi me kusht (lexo ketu).

Pas Lulzim Berishës, shënjestra e tretë është fisi Çapja në Elbasan (lexo këtu lajmet për sagën) dhe kërkesa me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë i është drejtuar Ardian Çapjas 52 vjeç. Struktura e OFL-së deklaron se Çapja është arrestuar më parë për vrasje të punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu 52-vjeçari, po sipas OFL-së dyshohet si 'organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016' thotë OFL-ja. Report Tv ka siguruar pamjet e efektivëve të strukturës së Operacionit Forca e Ligjit në drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, OFL-ja thotë se në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Gjithashtu struktura ka sqaruar se me marrjen e masës së sekuestros, çdo biznes, mjetet motorike apo tokat në pronësi të subjekteve administrohen nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme me përjashtim vetëm të "Banesës që mund të vazhdojë të përdoret për strehim, po as mund të shitet, të blihet apo të jepet me qira nga subjekti". Deklarata mbyllet me pretimin se "Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda".

Lulzim Berisha dhe Ardjan Çapja

Deklarata e plotë e OFL-së
Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, informojmë opinionin publik se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve: 

- L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht. 

- A. Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale ”Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016. 
Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. 

Sqarojmë se me marrjen e masës së sekuestros, çdo biznes, mjetet motorike apo tokat në pronësi të subjekteve administrohen nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, po as mund të shitet, të blihet apo të jepet me qira nga subjekti. OFL do të informojë publikun vijimësisht, për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

OFL në Elbasan

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:43
Ultimatumi i OFL-së, avokati: Lul Berisha s'ka prona, një bot nafte dhe një bar kafe me qira, motrës ia ktheu gjykata

1580820219_lulBerisha.jpg
Pas formularit të dërguar nga OFL-ja për Lulzim Berishën ka reaguar avokati i tij Detar Hysi duke deklaruar se klienti i tij ka vetëm një bar kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftën për anijet, pasi të tjerat i ka sekuestruar shteti. Sa i përket familjes, ai thotë se motrës së Berishës, ia ka kthyer pronat gjykata e Lartë.

"Klienti im nuk ka cfarë pasurish të deklarojë i kanë sekuestruar krimet me kohë. Lulzim Berisha ka një bar kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftën për anijet. Pronat e të motrës së Lul Berishës i ka kthyer gjykata e Larte. Lul Berisha është një qytetar i lirë që respekton ligjet, paguan tatimet. Të gjitha pronat e Lul Berishës kanë kaluar në favor të shtetit me vendim të gjykatës së Lartë" shotë avokati i tij.

Shqiptarja.com zbuloi në gusht të vitit të kaluar se Lulzim Berisha është pronari kryesor i kompanisë së naftës “Rajan 2007”, ndërsa hija e tij shfaqej dhe tek një polici private “One-Security” (Lexo ketu artikullin e plotë).

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skrapardhiu: 05/02/2020 11:18

    Po te vila ilirit dhe munikes do kaloji ne lalez mo?Po te ajo e Sali Berishovicit mo?Po te bunkeri edi ramovicit mo ju bie rruga se me rrogen qe ka ai ne shtet as breket e veta si ble dot te mira.

    Përgjigju
  • vera: 04/02/2020 17:40

    NE C'FARE VENDI LIROHET NJE I BURGOSUR ME DENIM TE PERJETSHEM,,,,SIC U BE TEK NE DY VETA LIROHEN NGA BURGIMI PERJETE DHE PASI KANE VRARE NJEREZ,,,KJO ESHTE E PAFALSHME....TURP,,TURP,TURP,,GJYQTARJA TE FUTET NE BURG ME DENIM TE PERJETSHEM NE VEND TE TYRE....

    Përgjigju
  • Take: 04/02/2020 16:49

    Hasanbellinjeve te don Lazes do i coni no nje formulare mo?

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 04/02/2020 16:46

    Po pse nuk e fillojn nga gjiri lalzit.. Kaq e veshtire eshte??? Merrini vilat me rradhe, i bini deres, e kujt eshte dhe me ca lekesh e ke bo. Po deshet me bo shtet, te tjerat jane show per miletin. Kta qe permenndi ju jane te lodhur edhe shteti i ka dhi ne burg, shifni te gjiri lalzit se atje fle lepuri!!!

    Përgjigju
  • Loni: 04/02/2020 15:58

    O peti prej verteti varet kush I ka ato pasuri grupi se me e len tjetrin mes 4 rrugeve duke mos pasur asgje e di si ndihesh !? Uroj mos e provosh ndonjehere kete thelb se rrendele e gjera njerez Jan edhe ato we I leshojne keto urdhra num Jan prej betoni e hekuri keshtu qe po krijohet nje lufte civile e paster mendoj un edhe duhet shum kujdes sepse num Jan 3 persona por Jan gjithe shqiperia me kete standart

    Përgjigju
    • Gjorm: 04/02/2020 16:56

      Po ty ç të ha vërra? Apo bukese droge e droges bukë edhe ti si gjithë vlonjatete?

  • Tani Sanijes: 04/02/2020 15:55

    Po lulin me gjit kunat do e kontrollojn apo futja karit kot. Vetem ne durres te kontrolloj ofl dhe do kapi trecerekun e kriminelave te shqipris. Ushtaret vrases me pages mond cekici altin bejko jan bo me milioner se shefat e vet me tenderat qe kane fitu per pastrimin e portit.

    Përgjigju
    • Kurizoi: 04/02/2020 16:44

      Kush Jane mond cekici e altin bejko. Jane te forte ne durres? Jane ushtare apo Jane Kapo se po thua Jane bere milionere.

  • Xhaxhi: 04/02/2020 14:15

    Xhaxhi arti te lutem mos u merzit se ti i ban prap leket ke dhan prova , pranai baje gati ja 2 goca tjera per pune dhe futja per gjermani se a leku sheshit ose dil vete funja fare se u pa kjo pune tani .

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/02/2020 13:16

    Bajga komentues, hall të besh shtet hall të mos besh!

    Përgjigju
  • Alb: 04/02/2020 13:03

    Ja pse teatri dhe aktoret ne kete vend duhet te hiqeshin nga skena sepse jan amator para strukturave te shtetit filloi telenovela OFL.

    Përgjigju
  • OFL: 04/02/2020 12:40

    Urime shtetit. Ne gjith boten njeriu duhet ta justifikoj pasurine. Nuk ka nen ne kushtetute qe mbron paren e piste. Kjo eshte mase selektive per kriminelet. Fatkeqesisht s aplikohet dot te politikanet se do quej lufte politike. Mbeshtetni shtetin nese doni shtet. Kur njeriu ndez nje qiri ne erresire mos u ankoni sa e vogel eshte drita por bashkojuni ksaj levizje. OFL

    Përgjigju
  • Loni: 04/02/2020 12:08

    Hapni lufte civile me njerezit o shteti bukur ato Kan nga 1998e me vazhdim qe Jan nderruar edhe ju do ja merrni! O Shteti bukur kujdes me kesisoj tipash we po I zhvadet do kundrapergjigjen edhe te jeni te bindur se eshte nje fraze Ruhu nga i papasuri... Por le te shikojme si do veprojne show mediatik Apo Pune e thelluar. Uroj mos jet selective perzgjedhura e individeve! Por duhet nisur nga ju te nderuar qeveritar te paster kajmak...

    Përgjigju
    • Loni: 04/02/2020 16:01

      O miko Jan pothuaj e gjithe shqiperia keshtu qe Kan pasur te atyre qe Kan qen edhe ketyre qe Jan edhe te paret ne site duhet te ishin keta te kulluarit qe nxjerrin urdhra por le tja lejme kohes edhe te shikojme se gjithmone si my fronti tjeter edhe my po selektive I Kan bere situatat gjithmone ato we skan mbeshtetje shembull edhe volume mediat pastaj Kan Kapur kete e ate... Me mir ja lejme kohes por qe do plasi lufte civile sepse num Jan 1 e Dy Apo 3 Jan e gjithe shqiperia e ndertuar keshtu. Keshtu qe Miko do shikojme e degjojme me rrjedhen e kohes

    • Peti prej verteti: 04/02/2020 13:38

      Loni prej betoni ajo qeveria e bukur ta ben by*** rondele sado gangster te jesh. Ka dhe nje fraze Me ujin zjarrin dhe qeverine mos luaj..

  • www.youngtribune.com: 04/02/2020 11:59

    Propagande para zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Titi: 04/02/2020 11:52

    Edi Rama vazhdon ta talli trapin vendce me injorantet dhe debilet e Shqiperise me shume se gjithe paraardhesit e vet. Ligji anti KCK funksionon vetem nese masat qe parashikon jane ne perputhje me Kushtetuten dhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut. Duke qene se nuk perputhet, te gjitha sekuestrimet dhe ndalimet do te rrezohen ose nga Gjykata e Larte,ose nga Gjykata Kushtetuese,ose nga Gjykata e Strasburgut. Dhe jo vetem kaq,por ata qe do arrestohen dhe do u sekuestrohet prona do te marrin miliona euro demshperblim nga taksat tona,njesoj sic ngjau me Becchetin. Rama pervecse sharlatan eshte dhe nje recidivist i papergjegjshem qe vetem sa i shton barren e detyrimeve popullit me te lodhur ne Europe.

    Përgjigju
    • Punonjësi shtetit.: 04/02/2020 12:49

      TITI Pa merak se nga KE. BE. USA kanë ardhur rekomandimet. Ti ki mendjen ruaj b** tënde se do ta hash sa krahu me mendjen që ke.

  • Qytetari: 04/02/2020 11:48

    Si shume seriozisht po duket situata por duke pare si cdo gje me buje ktu do ndahen avazh avazh ca te nenes ca te njerkes. Show dhe vetem show

    Përgjigju
  • Lal arti: 04/02/2020 11:43

    O lenc bashk me bledin bajini nai shkarkus per tensionin se do ju vdesi kapo ne dor

    Përgjigju
  • turi: 04/02/2020 11:38

    Po e mbjatet drejt dhe me ata qe duhet mare dhe sikur boll ti trembni qe ne kete vend me i forti esh SHETETI dhe jo keta. Po ka shance tr meren dhe me njerez qe kan 1 jete ne emigrim dhe kan punuar te gjithe pa letra dhe pa letea ska ku i ystifikon lekt njeri ISHALLA I MBUSHIN ME DJEN RAMES QE MOS TI KALOI CAQET SE DO NGELET NE HISTORIN POST KOMUNISTE SI DIKTATORI ME I MADHE I EUROPES DHE BOTES MBARE

    Përgjigju
    • turi: 04/02/2020 12:51

      ju qe nuk r kuptuat turin nuk po them per lul berishen un po them qe der ketu mire e kan po do kujdes mose meren me ju emigrantet e tjere dhe me mua bashk me ju. Lexojini me kundes para se te beni polemil se un e kam shkr dhe shkurt mendimin

    • O turi: 04/02/2020 12:02

      Me pun nuk bohesh dot miliarder

    • @Turi: 04/02/2020 11:52

      Një jetë në emigrim kemi të gjithë dhe me letra dhe pa letra, por e shumta që kemi arritur është nga një shtëpi, ja po vë vë dy shtëpi.. Po jo hotele 1 milion e 2 e3 e 5 milion. Mos ngatero emigrantin që I ka dal fryma për ato pes lek, me këta plehrat që kanë vënë milion euro me drogë, kurva, vrasje. Hajde klm dhe arsyeto me mënd herë tjetër e jo me byth.

  • saliu: 04/02/2020 11:27

    dergojini nje formular dhe lirit

    Përgjigju
  • Policia: 04/02/2020 11:25

    po dhe une oficer policie jam nese ke frike me dal me fytyre ik nga aty fare se sjemi ne kolumbi . Ku e ke forceb e ligjit ne syze ba e shpifet idiot e dreqit na vjen turp qe jemi of policie

    Përgjigju
    • Syzja: 04/02/2020 15:30

      Syzet i ka vene se e mbajne ngrohte

  • Seferi zajes: 04/02/2020 11:01

    PLUMBIN jo formularin

    Përgjigju
  • Miti: 04/02/2020 10:56

    Po mire qe e beni kete operacion, po keto syzet nga i keni gjetur? Me mire me maske, dhe eshte e kuptueshme sesa me syze se beheni qesharake.

    Përgjigju
    • Llazi: 04/02/2020 13:01

      O Miti Po jan size 3 HD a te hejt...A thua shikon vall çdo gje kjo bila...

  • Liza ne boten e çudiirave..: 04/02/2020 10:55

    Po te vazhdojne seriozisht kto, duken shume perralla te bukura... Po ktu jemi, po presim t’na lene me goje hapur!!!

    Përgjigju
    • Berti sanijes: 04/02/2020 16:46

      800 her kan than kshu dhe asnji sekuestrim nuk esht ber ne elbasan do ia ket gjetur prap anen ky spiuni

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi