Ulza, destinacioni më i ri turistik, ushqim i shijshëm dhe bio në çdo kohë

Investimet e bëra sëfundmi dhe promovimi që i është bërë nga qeveria shqiptare kanë bërë që qyteza e Ulzës të kthehet në një destinacin të ri për pushuesit nga vende të ndryshme të shqipërisë deh jo vetëm. Janë të shumë turistet të cilët gjatë fundjavës vizitojnë bukuritë e kësaj zonë e cila ka një gërshetim të pyllit me liqenin, e që ofron edhe ushqim shumë të shijshëm.

Kjo është qyteza e Ulzës e ndodhur në perëndim të Matit. Mund të quhet mrekulli e natyrës ndodhet vetëm 70 kilometra apo 1 orë e 10 minuta larg kryeqytetit, falë investimeve të shtetit shqiptar të cilat e kanë kthyer Ulzën në destinacion të vizitueshëm.

Fundjava është e tejmbushur në Ulëz me vizitor të huaj dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. 

Ulza është i vetmi Eko-Park në Shqipëri i cili do të zhvillohet sipas një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Mat dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. 

Ky është (Omer Xhoshkun), një shtetas turk i cili e viziton Ulzën për herë të parë ndërsa ka mbetur i mrekulluar nga gjithçka në të:

Pershendetje sot kemi ardhur për të vizituar Ulzën, është një vend shumë i bukur, njerëzit janë shumë të mirë, ushqimi është shumë i freskët dhe jemi shumë të gëzuar që e vizituam Ulzën.

Omer Coskun, vizitor

Edisnajda është nga Rubiku dhe thotë se ajo e viziton shpesh qytezën e Ulzës për bukuritë e saj dhe ushqimin e shijshëm. Tereze Kokona dhe Esat Ruka janë dy vizitor të ardhur nga Tirana enkas për të shijuar bukuritë e Ulzës, ushqimin tradicional dhe relaksin që ofron ky ambjent pushimi:

Vendi i bukur. Ka goxha ndryshim. Peizazhi është një mrekulli. Kaltërsia e liqenit është qetësuese.

Tereze Kokona dhe Esat Ruka, vizitorë

Teksa pushon në këtë zonë turistike mund të shijosh edhe bukuritë mbi liqen nën praninë e pulëbardhave. Një xhiro me skaf komod, do t’i shtonte vizitës tuaj një relaksim akoma edhe më të madh.

Ka disa opsione për të kaluar. Ushqimi është i mirë, ka gjëra profesionale.

Eurial Veziri, vizitor nga Lushnja

Nga qyteza e Ulzës nuk mund të largohesh pa shijuar ushqimet tradicionale të servirura me cilësi dhe peshkun Krap të liqenit. Me të gjitha këto, bukurinë, ushqimin dhe relaksin që merr, është e sigurtë që rikthimi mund të kthehet në ves.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AGim selishta: 10/11/2018 20:45

    Me vertet jam suprizuar nga kjo qytez e bukur .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin