Unaza e Durrësit burim aksidentesh, Konfindustria thirrje Ramës: Rruga pa asnjë standard, ndërhyni sa më shpejt

Unaza e Durrësit burim aksidentesh, Konfindustria thirrje Ramës: Rruga pa asnjë standard, ndërhyni sa më shpejt

Rruga Durrës-Kavajë

DURRËS- Konfindustria i ka kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë sa më shpejt për përmirësimin e rrugës së unazës së Durrësit, problematikë të cilën e ka trajtuar edhe Report Tv. Ky aks vetëm 3 km larg mbikalimit të Shkozetit është kthyer në një rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Në një deklaratë për mediat, Konfindustria thotë se gjendja e kësaj rrugë edhe jashtë standardeve minimale dhe se po kthehet në një burim aksidentesh, sidomos në pikun e sezonit turistik kur është shtuar fluksi i qytetarëve që kalojnë në këtë rrugë.

“Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe Kryeministrit z. Edi Rama të ndërhyjë sa më shpejt në përmirësimin e gjendjes tërësisht jashtë standardeve minimale dhe mjaft të rrezikshme për të prodhuar deri aksidente fatale të rrugës së Unazës së Durrësit.

Unaza e Durrësit, një nga akset më të rëndësishme dhe të ngarkuara të rrjetit rrugor kombëtar, paraqitet me segmente të tëra të shkatërruara, që jo vetëm shkaktojnë problematika të mëdha për biznesin dhe qytetarët, por edhe paraqesin rrezik të qartë për aksidente me pasoja fatale. Ndërhyrja në aksin rrugor të mësipërm bëhet edhe më e domosdoshme në vazhdim të pikut të sezonit turistik 2023 dhe përmirësimin e imazhit të vendit”, thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.

Kjo problematikë, Konfindustria thotë se haset edhe në akse të tjera rrugore në të gjithë vendin, punimet përmirësuese nga kompanitë nuk kryhen fare dhe/ose janë në shkelje të qartë të kontratave. Sipas Konfindustrisë po shpërdorohen dhjetëra milionë euro/vit të fondit të mirëmbajtjes nga buxheti i shtetit, si edhe fondi prej 80 milion $ i projektit të kredisë së Bankës Botërore për rrugët. Madje Konfindustria bën thirrje që korrupsioni me rrugët të adresohet në SPAK.

“Konfindustria vlerëson, se në tërësi punimet e mirëmbajtjes së sistemit rrugor në shkallë vendi janë dukshëm të cilësisë së dobët, me shpërdorime masive të financimeve publike dhe shfaqje të dukshme të korrupsionit dhe subjektivizmit nga agjencitë shtetërore përgjegjëse. Në segmente të tëra rrugore, punimet përmirësuese nga kompanitë nuk kryhen fare dhe/ose janë në shkelje të qartë të kontratave. Sistemi ndriçimit në gjithë superstradat vendore nuk është i pranishëm, duke krijuar vështirësi të mëdha në trafik dhe rritjen e dukshme të mundësisë për aksidente. Në sa më sipër vlerësohet, se përveç dhjetëra milionë euro/vit të fondit të mirëmbajtjes nga buxheti i shtetit, përfshihet edhe shpërdorimi i fondit prej 80 milion $ të projektit të kredisë së Bankës Botërore për rrugët.

Konfindustria vlerëson, se gjendja tërësisht jashtë standardit e mirëmbajtjes së pjesëve të shumta të rrjetit rrugor shqiptar, pavarësisht qindra milionë euro financimeve publike të larta të shpenzuara, bashkangjitur me pasojat e rënda për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare, përbën skandal korrupsioni dhe subjektivizmi të përvitshëm të përmasave të mëdha, që duhet adresuar edhe nga SPAK. Konfindustria vlerëson, se edhe në rrugët e dhëna me kontrata koncesionare dhe/ose PPP, gjendja paraqitet mjaft e vështirë dhe mungon përgjegjësia e autoriteteve shteterore për të bërë të tejdukshme shkaqet problematikave si dhe marrjen e masave përkatëse ndaj shkelësve ligjorë”, thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.

Lënë pas dore prej vitesh, “Unaza e Durrësit”, është një ndër rrugët kryesore të vendit. Pothuajse çdo 500 metër, rruga është e amortizuar dhe me gropa. Shoferet kryejnë manovra për ti shpëtuar gropave, duke u kthyer kështu në burim për aksidente.

Me nisjen e sezonit turistik, aksi rrugor i Unazës, kthehet në një ndër akset më të ngarkuara si një nyje lidhëse të veriut dhe qendrës së vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe pse është në dijeni të problematikës nuk ka marrë asnjë masë për ndërhyrjen dhe rehabilitimin e rrugës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/08/2023 23:47

    Te keqen e rruges,shikoni ndertesat perreth e ne sfond,nuk kuptohet ku eshte bere kjo foto ne Durres,Kandahar,apo Pakistan?! Sikur Bin Ladeni te ishte fshehur ne nje nga keto ndertesa,a pallate s'kishte per t'u gjetur kurre.Ajo rruge vetem sa ploteson tablone super te shemtuar te xhunglave urbane qe /zbukurojne/ qytetet tona kryesore.

    Përgjigju
  • selvia: 07/08/2023 16:31

    Pa rruge, pa drita e uji, me cmime te larta ne ushqime, me cmime katastrofike dhe ilace qe nuk bejne na lini vetem qeverine mos e shani...

    Përgjigju
  • ervin: 07/08/2023 14:28

    O gomere QIVERITAR kaloni ne rruge me makine apo me gomar, a ju kane plasur syte o plera se si eshte katandisur kjo rruge kryesore qe te lidh me jugun se rruga Tirane Ndroq plepa qe keni 12 vite bla bla bla dihet qe eshte shtruar qysh ne kohen e Enverit. O plera eshte kulmi dhe piku i turizmit o ju rente pika.

    Përgjigju
  • Eni: 07/08/2023 13:34

    Keto per fjale jane te paret kurse per pune vetem qeveria Rama ka bere

    Përgjigju
    • Rama Ik: 07/08/2023 14:11

      Sufllaqexhi

  • Lea: 07/08/2023 13:33

    Duket puna qe ka bere Rama ka vepra e jo fjale

    Përgjigju
  • Eno: 07/08/2023 13:30

    Flisni ju per standarte qe skeni ber asgje nderkoh qe Rama i ka dhene zhvillim te madh Shqiperise

    Përgjigju
  • landi: 07/08/2023 13:26

    punet e mira behen avash avash! mendoj se nje projekt teper i bukur e pret unazen e durresit! me mandatin qe e rifitoi kryebashkiakia ne bashkpunim me kryeministrin do bejne pune fantastike. mos u beni shtatanik

    Përgjigju
    • DikManJaku: 07/08/2023 15:42

      O lando nuk jena shtatanik o plak po i kena lone nja 3 pale sete amortizatore e gomina te ajo rruge sa do lejme akoma ?? I set makones time i bo 560mije leke.

  • Visi: 07/08/2023 13:24

    Gjithcka do marri drejtimin e duhur dhe kjo autostrad do behem me se miri dhe kete gje keni per ta pare.

    Përgjigju
  • iliri: 07/08/2023 13:20

    e habtishme si nuk eshte rregulluar se ata kane investuar goxha ne durres

    Përgjigju
  • Fad: 07/08/2023 11:03

    Si nuk paska turp ky kryeminister, si kalon ne keto rruge dhe as nuk i plas fare, ky esht bo me keq se sali shpellari. Po pse vetem kjo rrug esht turpi botes esht segmenti gjasem autostrad Tirane Durres, rruga Kombinat Plapa, rruga Fushe Kruj Laç. Ky e ka mendjen se bashku me balluken te inaguroj rruge sa gjatsia e brekeve te ballukes, me ajdute nga gjith keta te tjeret. I rrite rrogen deputeteve sa ju desh prapanica pensionistet jetojne me 100 euro.Voten time as ke per ta pa mo, me mir do votoj nje harixhi de sa ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur