TIRANE - IKMT ka nisur aksionin për shëmbjen e banesave që preken nga projekti i "Unazës së Madhe" në Shkozë. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, IKMT ka njoftuar se sot do te shemben 16 objekte me madhësi të ndryshme.

“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme”, shkruhet në njoftimin e IKMT. "Unaza e Madhe" është pjesë e projektit që prek edhe banesat në "Astir". Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, operacioni në Shkozë ka vijuar pa probleme, pasi banorët që preken nga projekti kanë marrë më parë shpronësimet. 

Aksioni i IKMT në Shkozë

Projekti i "Unazës së Madhe" prek edhe rreth 317 banesa në zonën e "Astirit". Një pjesë e banorëve që i kanë shtëpitë dhe bizneset të palegalizuara janë ngritur në protestë prej 23 ditësh për të kundërshtuar projektin.