Inspektoriati Ndërtimorë Urbanistik Kombëtar ka nisur me prishjen e objketeve në zonën e Selitës në kryeqytet, për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për Unazën e madhe.

Në listë janë 283 objekte për tu prishur deklarojn inspektorët e INUK, ndërsa ndërhyrja në terren do të bëhet me 3 faza duke nisur nga ato objekte që kanë përfunduar tërësisht procesin e shpronësimeve me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

Ndërhyrja e fadromës së INUK nuk ka has në rezistencë apo kundërshtinë e banorëve pasi objektet e listuara deri më tani për tu prishur janë shpronësuar.

Inspektoriati Ndërtimorë Urbanistik Kombëtar ka ndërhyrë këtë të enjte dhe me prishjen e reklamave në aksin Tiranë, Durrës, Durrës zona e Plazhit si dhe në zonën e Dhërmiut ku janë prishur disa objekte pa leje.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)