'Unaza e Madhe', PD: Afera e projektit 60 milionë euro me ndërtues Edmond Begon, e ka pikënisjen nga Arben Ahmetaj

Partia Demokratike ka nxjerrë këtë të hënë të tjera dokumente lidhur projektin e "Unazës së Madhe", duke insistuar në ndryshimin e saj në favor të një projekti të trafikantit të drogës Edmond Bego.

 Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se në këtë "aferë korruptive" nuk gjendet i përfshirë vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, por edhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Duke përmendur ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës dhe zhvendosjen e lumit Lana, Tabaku ripërmendi se Bego ka lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 miionë euro në vitin 2017.

Më tej, deputetja demokrate akuzoi konkretisht ministrin Ahmetaj për mashtrim ndaj qytetarëve dhe sipas saj, këtë gjë e faktojnë dokumentat zyrtare.

Arben Ahmetaj mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro. 

Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës. 

Jorida Tabaku, Deputete e Partisë Demokratike

Ndërsa zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se afera e ka pikënisjen pikërisht nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.“Afera e projektit 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego, e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetajt”.

Zhupa deklaroi se përveç përmbylljes në një kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së Ish-Serave pranë "Unazës së Madhe", ministria e Ekonomisë dhe Financave ka patur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për këtë pronë.

Edmond Bego është personi që ka paguar rreth 1.5 milionë euro në llogarinë e Ministrisë së Financave, të ndarë në 4 këste, nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016. Pagesat janë bërë nga kompania ‘Inerte Ekspres’, në pronësi 100 përqind të Edmond Begos.

Faturat bankare që kanë dalë në ekran janë dokumenti zytar që provojnë mashtrimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. 4 pagesat për llogari të Ministrisë së Financave mbajnë datat, njëra në 13 nëntor 2015, me vlerë 121 milionë lekë. 3 të tjerat janë paguar brenda të njëjtës ditë, më 11 Mars 2016

Ina Zhupa, Zëdhënësja e Partisë Demokratike

Zhupa theksoi se Ministria e Financave ka lidhur kontratën për privatizimin e rreth 31 mijë metrave katrorë tek Ish-Serat pranë "Unazës së Madhe", vetëm pas pagesave nga Edmond Bego.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë