Unaza e Madhe, PD: ARRSH ushqen me miliarda klientët e qeverisë! Fituesi i tenderit është paracaktuar, pse po vonojnë të shpallin rezultatin?
Projekti i Unazës së Madhe
Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka hedhur akuza në drejtim të ARRSH-së, sipas së cilit ka bërë një “lojë të pisët” me procedurat tenderuese sa i përket 7 loteve të Unazës së Madhe.
Sipas tij këto tendera, janë një Pazar i ARRSH-së me kompanitë në pronësi të njerëzve të lidhur me qeverinë dhe se tashmë është mbyllur më 15 shtator dhe shpallja e fituesit po vonohet me qëllim.
Deputeti i PD, përmes rrjetit te tij social Facebook, shkruan se 7 segmente rrugore te njëpasnjëshme, nga të gjitha anët janë te ngjashëm, por kriteret e vendosura janë jashtëzakonisht te ndryshme nga njeri tjetri, që sipas tij do te thotë se janë kritere qe plotësohen vetëm nga fituesit e paracaktuar.
Bushati shprehet se Partia Demokratike por dhe Institucionet ndërkombëtare, kanë shprehur në mënyrë të vazhdueshme kritikat e tyre ndaj mungesës së konkurrencës dhe transparencës në tenderat e zhvilluar në Shqipëri.
"E pyesim ARRSH-në: A do te anullohet Loti 1 i parashikuar për nje nder klientet me te afert te Kryeministrit qe aktualisht po punon ne segmente te Unazes se Re ne ndertim e siper? Perse Loti 1 nuk shfaqej dhe nuk shfaqet fare ne faqen elektronike te Agjensise se Prokurimit? A do te ndodhe ky fenomen me Lotin 1 sepse kjo kompania e paramenduar te fitoje harroi te dorëzojë letrat ne këtë tender? Po me Lotin 3 “Sheshi Shqiponja - Bulevardi i ri - Shkozë, Urat mbi lumin Tirana” çfarë do te ndodhe? A do t’i jepet edhe ky tender dy kompanive te paracaktuara?”, shkruan ai.
Sipas tij cdo qytetar edhe ai që nuk ka ekperiencë në këtë fushë e kupton se këto kritere janë vënë për të përcaktuar fituesin e radhës.
“Çfarë do te beje ARRSH-ja për të mbajtur premtimet ndaj kompanive të paracaktuara fituese?”, pyet ai në fund.
Kjo nuk është hera e parë që Helidoni hedh akuza të ngjashme lidhur me tenderat e Unazës së Madhe.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
30.6%
-
Të gabuar
56.8%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Azgan Haklaj zbulon 'planin e Berishës': Do rrëzohej Basha, që të vinte Argita në krye të PD! U hartua në 2021-in
17 Maj, 17:56
-
Kalimi i pronave publike tek privatët/ Basha: Akti i radhës korruptiv! Non-gratat i kanë vënë sytë Insitutit Albanologjik në qendër të Tiranës
17 Maj, 11:42
-
Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika në SPAK, ja çfarë deklaroi pasi doli
14 Maj, 09:56
-
Strategjia e gabuar e dhunës dhe e frikës vazhdon të tkurrë opozitën e të dizbalancojë Shqipërinë
12 Maj, 12:10
-
Takimi i Ramës në Athinë, Basha: Ka mbledhur 55 kryebashkiakë dhe u ka vënë kuota të mbushin stadiumin! U flijuan qytetarët për aministinë nga Rama-Bardhi
11 Maj, 12:28
-
'Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon', Orjola Pampuri: OBSH thekson se numri i mjekëve u tkurr me 15%
10 Maj, 14:06
-
'Pazarit PS-Rithemelimi sot i doli boja', Pampuri në 'Studio Live': Do shndërrohemi në alternativë premtuese
9 Maj, 17:42
-
PS kërkon Komision Antikorrupsion, nënkryetari i PD tregon ‘kushtin’ për pjesëmarrjen: Kërkojmë garanci nga SHBA që s’do preket SPAK
8 Maj, 18:17
-
Protesta te Bashkia, Çollaku për Report Tv: Po përdoret nga Arben Ahmetaj kundër Veliajt, demokratët të qëndrojnë larg luftës civile brenda PS
8 Maj, 17:51
-
Pamjet nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, Rama: Përfundon në fund të këtij viti
8 Maj, 16:51
-
Rezoluta anti-korrupsion e PS, Alibeaj: Synon të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi! Refuzon ftesën e Ramës: PD s’bëhet pjesë e Komisionit të Posaçëm
8 Maj, 13:45
-
‘Arsimi në krizë’, PD: Program qeverisës me ekspertët
8 Maj, 13:04