'Unaza e Re', 4 grupe në terren nga ARRSH: U krye vlerësimi për 17 objekte me dokumente pronësie (VIDEO-FOTO)

Në "Unazën e Re" ka nisur vlerësimi i banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe". Report Tv mëson se në terren janë 4 grupe vlerësimi nga ARRSH, të cilët kanë bërë matjet e para për të përcaktuar vlerën e shpronësimit për ato objekte që janë me leje. Sipas ARRSH, janë vlersuar 17 objekte. 

Në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja, Autoriteti Rrugor Shqiptar ishte sot në terren për vlerësimin real dhe korrekt të banesave të atyre që kanë depozituar tanimë dosjet dhe dokumentet e pronësisë pranë këtij institucioni. Gjatë ditës së sotme, u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet pranë ARRSH. U bëjmë thirrje edhe banorëve të tjerë që disponojnë dokumente pronësie ti depozitojnë ato sa më shpejt pranë zyrave përkatëse në Autoritetin Rrugor në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin, evidentimin, bërjen gati të Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurën e shpronësimit të tyre.

ARRSH

Ndërkohë procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pronave për procedurën e shpronësimit është tentuar të pengohet nga disa banorë që sipas ARRSH nuk kanë lidhje me objektet që po verifikohen. Kjo ka bërë që grupet e vlerësimit të shoqërohen me polici për shkak të situatës të tensionuar që vijon prej disa ditësh me banorët. 

Gjatë punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banorëve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë të pranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH. Ne kete forme, keta individe po mohojne te drejten e pronareve te ligjshem per nje proces verifikimi te banesave te tyre. Inxhinieret e ARRSH po vazhdojne procesin e verifikimit ne terren te shoqeruar edhe nga punonjesit e Policise se Shtetit.

ARRSH

Në "Astir" projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe" prek rreth 317 banesa, një pjesë e konsiderueshme e tyre pa leje. Prej 23 ditësh banorët kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë më parë të shpronësohen edhe për banesat që janë në proces legalizimi. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 26/11/2018 12:31

    Mos i rrezikoni keshtu punjonjesit e shtetit. Shpellaret e Astirit kane mbeshtetjen e bandes politike PD - LSI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor