Deputeti demokrat Klevis Balliu foli nga protesta e banorëve të Astirit, nga ku deklaroi se protesta të enjten do të vijojë akoma më e fortë se dje. Ai i bëri thirrje Edi Ramës të tërhiqet pasi ajo që pa dje ishte vetëm një fraksion i vogël i protestës së të enjtes.

"Lufta që filloi dje nuk është një luftë për partitë por është një luftë për të gjithë shqiptarët. Ju treguat se pavarësisht armëve të serbëve në duart e Edi Ramës, do vazhdoni të rezistoni. Edi Rama tërhiqu se ajo që pe në datë 16 ishte një fraksion i vogël i asaj që do shohësh të enjten. Qytetarë, ju ftoj të bëhemi bashkë të enjten për të marrë në dorë fatet tuaja", tha Balliu.

Daklarata e tij vjen një ditë pas protestës së opozitës përballë kryeminitrisë, e cila degradoi në përdorimin e dhunës nga ana e protestuesve që tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj.