‘Unaza e re’/ Banorët e Astirit në ditën e 82-të të protestës, Balliu: S'ka më shtet funksional, të bashkohemi për të rrëzuar qeverinë e Ramës

 ‘Unaza e re’/ Banorët e Astirit në ditën e 82-të të protestës, Balliu: S'ka më shtet funksional, të bashkohemi për të rrëzuar qeverinë e Ramës

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu në protestën e banorëve të "Unazës së Re"

Një grup i banorëve të Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe kanë dalë edhe mbrëmjen e kësaj të enjte në protestë duke bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje të revoltuar kërkojnë anulimin e projektit të “Unazës së re” duke e quajtur atë një projekt të paligjshëm e korruptim.

Ditën e 82-të të protestës së tyre, banorët e “Unazës së Re” i kërkojnë qeverisë anulimin e projektit të Unazës  së Madhe ku në shenjë protestë këtë herë kanë djegur disa shkresa dhe gjoba që ju kishin shkuar në shtëpi.

Me thirrjet e “E duam Shqipërinë pa Edi  Ramën”, “Anulo Projektin”,“Poshtë hajdutët”, banorët  shprehen të vendosur se pronat e tyre do t’i mbrojnë me gjak dhe se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre deri në anulimin e plotë të projektit.

Ashtu si çdo ditë përkrah  tyre kanë dalë edhe përfaqësuesit e opozitës, deputetja demokrate Oriola Pampuri dhe Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje të vendit, duke thënë se për këtë shkak  shteti nuk funksionon më dhe dhe se ka ardhur kohë që të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestë për të rrëzuar qeverinë e Rilindjes së kryeministrit  Edi Rama.

"Po protestojmë kundër një projekti korruptim. Tek cila drejtësi të shkojmë.Taksat e qytetarëve shqiptar kanë shkuar tek vila Edi Ramës, në Surrel  taksat kanë shkuar tek njerëzit e qeverisë së tij.Meqë nuk ka shtet, nuk ka qeveri , nuk ka drejtësi. Pushtuesi dhe tradhtari duhen trajtuar njësoj.  Edi Rama është tradhtar i këtij vendi, ndaj ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre, që të gjthë së bashku ta çojmë aty ku e ka vendin në burg. Çdo ditë që Edi Rama është në karrige, largohemi nga projekti i Bashkimit Europian", u shpreh deputeti Balliu .

Prej më shumë se dy muajsh banorët e Unazës së re dalin çdo ditë për të protestuar kundër zbatimit të projektit për zgjerimin e "Unaza e Madhe". Një pjesë e banorëve, të cilët i kanë shtëpitë e palegalizuara, do t'iu shemben banesat ndërsa ata që i kanë të legalizuara i   do të nënshtrohen procesit për marrjen e dëmshpërblimit që u takon . Ndërkohë, qeveria e saj u ka dhënë si zgjidhje banorëve të prekur përfitimin e  bonusit të qerasë për tre vite dhe zhvendosjen e tyre në banesat sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes