'Unaza e Re'/ Banorët në ditën e 31-të të protestës, bllokojnë për 2 orë rrugën, në mbështetje edhe Lubonja

TIRANË - Vijoi edhe sot në ditën e 31-të protesta e banorëve të "Unazës së Re". Në mbështje të banorëve ishin si gjithnjë deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa sot ra në sy prezenca e analisti Fatos Lubonja. I veshur me jelekun portokalli, Lubonja ftoi të gjithë qytetarët që të protestojnë pasi sipas tij çështja nuk është vetëm e banorëve të "Astirit" por tashmë një çështje dinjiteti për të gjithë popullin.

Edhe sot, si 30 ditë me radhë u bllokua rruga në të dyja anët e saj, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve. Banorët kundërshtojnë projektin e "Unazës së Madhe" i cili prek banesat e tyre, ndërsa është ndërprerë edhe procesi i legalizimit për shkak se shtëpitë janë ndërtuar pa leje mbi gjurmën e rrugës.

Paralalelisht me "Unazën e Re" një protestë u zhvillua edhe në Shkozë nga banorët të cilët gjithashtu preken nga projekti i "Unazës së Madhe".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Mbyllet protesta te 'Unaza e Re', zhbllokohet rruga dhe rinis qarkullimi i automjeteve

Pas rreth dy orësh banorët e "Unazës së Re" kanë mbyllur protestën duke zhbllokuar edhe rrugën, ndërsa ka rinisur qarkullimi i automjeteve. 

Të ndihmuar nga deputetët e PD, ndërsa në mbështetje sot ishte edhe analisti Fatos Lubonja, banorët zhvilluan protestën në ditën e 31-të. Banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të cilat preken nga projekti "Unazës së Madhe" pasi më parë kërkojnë dëmshpërblimet.

Një pjesë e mirë e banesave janë të palegalizuara për shkak se ndërtimi i tyre është bërë pa leje mbi gjurmën e rrugës. 

Ora 18:26
Protesta te 'Unaza e Re'/ Lubonja në mbështetje të banorëve: Po nuk u bashkuam do na hanë një nga një

Në mbështje të banorëve të "Unazës së Re" ishte edhe analisti Fatos Lubonja. I veshur me jelek portokalli, Lubonja ftoi të gjithë qytetarët që të protestojnë pasi sipas tij çështja nuk është vetëm e banorëve të "Astirit" por tashmë një çështje dinjiteti për të gjithë popullin. "Nuk kam ardhur si gazetar, se detyrën si gazetar e bëjmë përditë atje. Nuk kam ardhur as për të denoncuar këtë projekt kriminal. Kam ardhur për të materializuar një gjë që e kam thënë dhe në media, kjo nuk është një çështje vetëm e Astirit, është një çështje e gjithë shqiptarëve. "Çfarë sheh në kodër, prite në votër" thotë populli. Duhet të mposhtim këtë të keqe të madhe që na ka kapur. Po nuk u bashkuam të gjithë bashkë do të na hanë një nga një. Të bashkohemi të gjithë bashkë dhe te Teatri, dhe në Shkozë, kudo ku ka projekte kriminale. Të mbrohemi për ta rrëzuar këtë qeveri, sepse kjo qeveri po shkon nga krimi në krim në mënyrë galopante", u shpreh Lubonja.

 

Ora 17:47
Banorët dhe PD-ja bllokojnë rrugën te 'Unaza e Re', pak metra më tej IMT vijon shembjen e banesave (VIDEO)

Teksa Partia Demokratike dhe banorët kanë bllokuar rrugën në zonën e Unazës së Madhe, Bashkia e Tiranës po vijon qetesisht ne keto momente prishjen e objekteve pa leje, diku me tutje. Ekspertët e IKMT-së me mjetet e tyre të rënda kanë vijuar edhe gjate orëve të pasdites shembjen e objekteve pa leje, të cilat tashmë janë liruar vullnetarisht nga banorët.

Siç shihen nga këto pamje të xhiruara pasditen e sotme në zonën e Astirit, radhën e ka pasur një objekt dy katësh që është shembur në tokë, ndërkohë që mësohet se puna vijon për shembjen e një tjetër ndërtimi pa leje po aty.

Familjet që preken nga projekti i Unazes se Madhe përfitojnë nga ofertat sociale të Bashkisë Tiranë, ku përfshihen sistemimi në banesa sociale që mund t’i përdorin pa afat, apo edhe dhënia e bonusit të qirasë për 3 vite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 04/12/2018 19:47

    Vetem qe Lubonja nuk ma mbush dot mendjen. Duhet tevshkoje dhe Artur Zheji, kumati i Qordukes qe vodhi patate e rruges se Ghinarit. Do na haje nje nga nje thote Lubonja qe e hengert mortja delirantin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja