'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën 61-të, deputeti i PD: Ramën s'e lënë bandat të heqë dorë nga prishja e shtëpive

'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën 61-të, deputeti i PD: Ramën s'e lënë bandat të heqë dorë nga prishja e shtëpive

Nga protesta e sotme e banorëve të 'Unazës së Re'

TIRANË - Banorët e "Unazës së Re" kanë vijuar protestën në ditën e 61-të, duke bllokuar rrugën që lidh "Pallatin me Shigjeta" me ish-Sheshin "Shqiponja". Protestës i janë bashkuar edhe deputetë të PD dhe LSI. Klevis Balliu tha se në prononcimin për mediat se janë bandat ato që nuk e lënë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj të anulojë projektin që prish shtëpitë. Ai tha se qytetarët kërkojnë drejtësi dhe drejtësia nënkupton çuarjen në burg të atyre që firmosën aferën korruptive sipas tij te "Unaza e Re". 

Nuk kemi marrë përgjigje nga Edi Rama sepse ka një arsye të thjeshtë. Bandat nuk lejojmë të sprapset nga ndërtimi. Të gjithë bashkë do ta mundim klikën mafioze të Edi Ramën me Erion Velisë. Sot qytetarët kërkojë drejtësi, dhe kërkojnë të mbajnë përgjegjësi për aferën korruptive në lotin e parë. Të shkojnë në burg përgjegjësit, duke filluar nga Erion Veliaj, Edmond Bego dhe Edi Rama. Këtu kemi të bëjmë me një qeveri të kapur dhe të korruptuar. Provokime dhe tensionet nuk do të tolerohen më. Ju keni mbështetjen e opozitës së bashkuar dhe të gjithë bashkë do ta zhdukim farën komuniste të Edi Ramës.

Klevis Balliu, deputet i PD

Nga ana tjetër, banorët e "Astirit" paralajmëruan se do përshkallëzojnë protestën pas datës 7 janar. Ata deklaruan se do mbrojnë me çdo çmim shtëpitë e tyre.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unaza: 04/01/2019 10:26

    Nuk po e kuptojme kush eshte banda. Jeni ju .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave