'Unaza e re'/Banorët e Astirit në ditën e 75-të të protestës, Braimllari: Rilindja e mbytur në skandale, alternartiva e Ramës është qeveria e oligarkëve
Endrit Braimllari, deputet i LSI-së gjatë protestës së banorëve tek Unaza e re
Banorët e Astirit, ndërtesat dhe banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe kanë dalë këtë të enjte në ditën e 75-të të protestës duke kërkuar anulimin projektit të Unazës së re. Duke bllokuar rrugën ata i kanë bërë thirrje qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, të anulojë sa më parë projektin e Unazës së re, pasi sipas tyre dëmshpërblimet e caktuara për banesat e tyre janë qesharake pasi janë qytetarë që kanë paguar në mënyrë të rregullt taksat. Me thirrjet “Rama ik”, “Poshtë projekti”, “Anulo projektin, ”, “Turp për Gjiknurin”, "E duam bashkinë pa Erion Veliajn" shprehen se nuk do të heqin dorë nga nga kërkesat e tyre deri sa të anulohet përfundimisht projekti i Unazës së re.
Në mbështetje të tyre ashtu si çdo ditë kanë shkuar edhe deputetët nga opozita si Klevis Balliu dhe Oriola Oampuri e Partisë Demokratike, dhe Endrit Braimllari, i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Braimllari akuzoi kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij është e mbytur në skandale dhe korrupsion dhe se sipas tij edhe projekti i Unazës së re është një vepër korruptive.
Edi Rama dhe të gjithë Rilindja e tij, kanë frikë të përballen sepse janë të mbytur në skandale e korrupsion. Këtë jua thashë për të kuptuar se çdo vepër e Edi Ramës është korrupsion dhe Edi Rama Unaza e re është një vepër korruptive. Premtimet e Edi Ramës janë vetëm afera korruptive. Protesta e Unazës së re e drejtë, prandaj të gjithë EdiRrama nuk kupton mundin dhe djersën e këtyre prindërve. Edi Rama nuk kupton që në këtë vend nuk ka mundësi punësimi sepse nuk ka më një alternativë. Sepse alternativa e e Edi Ramës është qeveria e oligarkëve. Kemi përballë një qeveri që nuk ka dalë me votat e shqiptarëve por me votën e oligarkëve dhe e kriminelëve.
Endrit Braimllari, deputet i LSI-së
Prej më shumë se dy muajsh Banortë e Astirit vazhdojnë të protestojnë duke kundërshtuar projektin e qeverisë për zgjerimin e "Unaza e Madhe". Ndërkohë qeveria u ka dhënë si zgjidhje banorëve që preken nga projekti i Unazës së re dhe bonusin e qirasë për tre vite dhe zhvendosjen tek banesat sociale në Shkozë.
Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 08:54
Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?
-
Po
49%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Nga rasti Brahimllari te kooptimet, pse opozita po promovon të pavotuarit
14 Tetor, 19:30
-
Protesta e 11-të/ Një grusht njerëzish të Rithemelimit para bashkisë! Djegin goma, policia i fik me ujë! Spraj protestuesve, Balliut e Nallbatit t'i largojë
10 Qershor, 08:17
-
Mbrojtën protestuesin e molotovit që u rrezikoi jetën dhe sulmuan gazetarët! Operatorët e mediave bojkot në bllok përfaqësuesve të Rithemelimit
1 Qershor, 13:11
-
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, në hetim Adriana Kalaja, Sali Lusha, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues
15 Maj, 13:20
-
Kryemadhi ‘spastrohet’ nga Kryesia e PL, por zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari e Elona Guri! Meta: Rama ka kapur për fyti drejtësinë
1 Maj, 10:06
-
Tradhtar i Ilir Metës? Braimllari në 'Frontline Interview' zbulon kulisat brenda partisë: Nëse ndalon me statut nepotizmin bën ligj anti-Monika
23 Prill, 18:51
-
Rithemelimi e PL molotov e dhunë në protestën para bashkisë së Tiranës, 3 të arrestuar! Tedi Blushi e Klevis Balliu në hetim, edhe Noka organizator (EMRAT)
20 Prill, 11:02
-
Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës
19 Prill, 11:32
-
Braimallari ‘thumbon’ sërish Metën: Koha e tradhtarëve ka marrë fund në ‘91
18 Prill, 16:54
-
‘Zgjodhi paqen pa kuptuar që luftën e ka brenda’, Meta flet për dorëheqjen e Braimllarit: E pres në Konventë
17 Prill, 11:57
-
Largimi i Braimllarit nga PL, Braho në Report Tv: Nesër do të dalë edhe Elona Guri, e ka përzënë Meta! Ka paranoja, dyshon edhe për Monikën
16 Prill, 19:02
-
Përplasjet me Ilir Metën, dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, i besuari i Monika Kryemadhit
16 Prill, 18:38