INUK rifilloi sot aksionin për prishjen e ndërtimeve në zonën e Selitës në kuadër të projektit të Unazës së re së Tiranës.
 
Për realizimin e këtij projekti do të prishen në disa faza rreth 300 objekte, poseduesit e rreth 100 prej të cilëve janë shpronësuar dhe janë në pritje të përfitimit të shpërblimit, ndërsa për objektet që janë planifikuar të rrëzohen në fazën e parë, pronarët e shpronësuar kanë përfituar edhe shpërblimin monetar.
 
Rreth orës 13:30, mjetet e rënda të INUK realizuan shembjen e 3 objekteve, ndërsa do të prishen edhe 11 të tjera. Veprimet e INUK u kryen konform ligjit dhe në mirkuptim me pronartët.
 
INUK rifilloi aksionin për prishjen e ndërtimeve në zonën e Selitës në kuadër të projektit të Unazës së re së Tiranës
 
Njëherazi INUK vijon aksonin edhe në Vlorë, në zonën e Palasës, ku do të prishen 4 objekte pa leje që janë rindërtur, kur ishin prishur më parë.
 
Sipas "ATSH", INUK njofton se inspekton dhe mban në kontroll të gjithë territorin e vendit për ndërtimet pa leje dhe në vijim të zbatimit me përpikmëri të ligjit do prishë të gjitha objektet e paligjshme kudo që ato ndodhen.
 
Redaksia Online
(e.s/g.f/shqiptarja.com)