Unaza e Re/ Kryetarja e ARRSH, Qato: Kemi skualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për ‘Lotin 1’

Kryetarja e ARRSH, Sonila Qato në një deklaratë për mediat është shprehur se ka vendosur skualifikimin e ofertave të paraqitura për Lotin e Parë të projektit të‘Unazës së Re’. Sipas Qatos, ofertuesit nuk plotësojnë kriteret. 

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet. 

Sonila Qato, drejtore e ARRSH

Autoritetit Rrugor Shqiptar rihapi procedurat e garës për LOTIN 1 të Unazës së Madhe të Tiranës më 13 dhjetor 2018 pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X’. (LEXO KËTU) ‘DH Albania’ u përjashtua, duke iu zgjidhur kontrata, pasi rezultoi se kishte mashtruar me dokumentacionin. (LEXO KËTU).

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit