Unazë me gurë të çmuar dhe dedikim emocionues, kush e surprizoi Luana Vjollcën në mesnatë?! (Foto)

 Unazë me gurë të çmuar dhe dedikim emocionues, kush e surprizoi Luana Vjollcën në mesnatë?! (Foto)

Moderatorja shqiptare Luana Vjollca

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura shqiptare. Ajo ka një shumëllojshmëri fansash që e duan dhe e mbështesin. Shpesh herë në profilin e saj në rrjetin social Instagram, nuk mungojnë postimet e shumta me dhurata të personalizuara nga ndjekësit e saj.

Herë pas herë, ndonjëri prej tyre e surprizon jashtë mase duke i mbushur shtëpinë me tufa me lule. Mirëpo surpriza e fundit e ka lënë vërtet pa fjalë moderatoren.

Foto e publikuar nga Luana Vjollca 

"Zgjohem në tetë të mëngjesit, mbaroj takimet, shkoj në Top Channel, punoj me orë mbi emisionin e ri...Nisem për Kosovë. Punoj dhe regjistroj tre këngë të reja në studio. Kjo është pak a shumë dita ime sot. E ndava me ju këtë sepse tani në tre të mëngjesit mbërrij në shtëpi dhe gjej tek dera këtë...,"- shkruan Luana duke vazhduar të tregojë dhuratën në postimin tjetër.

Bëhet fjalë për një unazë me gurë të çmuar dhe një dedikim mjaft emocionues. Një nga fanset më të zjarrta të Vjollcës kishte zgjedhur t’i bënte këtë dhuratë fantastike.

"Sot nuk është ditëlindja jote, por dua të të uroj e para. Festofsh edhe plot të tjera, drita ime, lumturia ime. Dashuria, shëndeti dhe suksesi qofshin gjithmonë me ty. Shpresoj të të pëlqejë dhurata ime e vogël,"- shkruante fansja në letrën e saj.

Foto e publikuar nga Luana Vjollca 

"Arsyeja pse nuk ndalem. Sonte me këtë lodhje, kjo ishte gjithçka që kisha nevojë për të vazhduar,"- vazhdon më tej Luana duke nënkuptuar që përveç emocionit këto gjeste i japin forcë për të vazhduar më tej.

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen