Unë jam me Kim Kardashianin
Eshtë më “e ndershme” se Angelina

Unë jam me Kim Kardashianin<br />Eshtë më “e ndershme” se Angelina
Kur u mësua se Kim Kardashian ishte lidhur dhe grabitur në një rezidencë luksoze pariziene, tilisti i famshëm Karl Lagerfeld e kritikoi për ekspozimin e tepruar që ajo i bën pasurisë së vet. Prandaj ishte ajo vetë pjesërisht përgjegjëse, për atë që kishte ndodhur:

“Sepse jeton nën vështrimin e publikut, mjerisht kjo është koha jonë. Është e pamundur të ekspozosh pasurinë tënde dhe më pas të habitesh, që del dikush e dëshiron të përfitojë. Nëse je e famshme dhe i ekspozon bizhuteritë e tua në rrjetet sociale, është më mirë të zgjedhësh një hotel, ku askush të mos mundet t’i afrohet dhomës tënde”.

 Pavarësisht se unë e shoh Kim Kardashianin, si personazh publik, tmerrësisht të turpshme dhe pa aspak shije, komenti i Karl Lagerfeldit më tingëllon i  neveritshëm, duke e akuzuar atë, si të thuash se përzihet  me njerëzit e zakonshëm, fajtorë që nuk izolohet nga pjesa tjetër e botës.
 
Nëse ka një anë pozitive  në personalitetin e Kimit, është pikërisht kjo gatishmëri për tu takuar dhe përzierë me publikun. Qandeel Baloch, ylli pakestinez i rrjeteve sociale, e cila u mbyt nga i vëllai  që donte ta ndëshkonte për ekspozimin e saj të tepruar mediatik, pëlqente shumë ta quanin “Kim Kardashiani pakestinez, përveç një feminist moderne”. Qarkullon një histori e vjetër  mbi një punëtor të dyshuar për vjedhje:

Çdo të diel nga puna duke  shtyrë karrocën e dorës, e cila inspektohet prej rojave. Që nuk arrijnë asnjëherë të gjejnë ndonjë gjë. Deri kur një ditë nuk e hanë më mashtrimin: punëtori vjedh karrocat e dorës.Rojave u shpëtonte  nga sytë objekti më i dukshëm në kërkimet e tyre, ashtu siç bëjnë edhe vëzhguesit që studiojnë trazirat popullore, në kërkim   të domethënies  së fshehur.

Dhe të njëjtin  gabim bën, kush gërmon për të gjetur një kuptim social në ekzibicionizmin e Kimit, pa kuptuar që kuptimi qëndron në vetë modalitetet e shfaqjeve të saj. Si personazh publik, Kim është një prej atyre mishërimeve të asaj që Jeremy Rifkin e  quante kapitalizëm kulturor”, ku marrëdhënia mes një objekti dhe imazhit simbol të saj kthehet përmbys: imazhi nuk përfaqëson  më produktin  por përkundrazi  është produkti që përfaqëson imazhin.

Ne blejmë një produkt, le të themi, një mollë biologjike, sepse përfaqëson imazhin  e një stil jetese të shëndetshme, në pot ë njëjtën mënyrë, arsyeja kryesore pse shumë persona edhe  sot vazhdojnë të bëjnë blerje në dyqanet “e vërtetë”, nuk është aq shumë sa mund të shohin dhe ndjejnë produktin, por sepse mund të shijojnë kuriozitetin e veprimtarisë argëtuese.

Në orariin e mbylljes së Uolmartit, gjenden  me dhjetëra karroca të mbushura me mallra, të braktisura mes korridorëve. Janë lënë aty nga kompetentët e kësaj klase të mesme të varfëruar, njerëz që nuk janë në gjendje të blejnë, por që shkojnë  në dyqane për t’iu dedikuar ritit të blerjes së pazarit (duke mbledhur në karrocë  ato gjëra që kanë nevojë dhe që do të donin t’ i blinin dhe më pas, para se të shkojnë në arkë për të paguar, e lenë karrocën  aty dhe ikin. Me këtë sistem shijojnë “Mehrlust”-in e shpenzimeve në formën e vet më të pastër, pa bërë blerje. 

Ajo që shohim  në shfaqjet e Kim Kardhashianit është një gjë e ngjashme: forma më e pastër e famës, pa asnjë përmbajtje specifike që do të justifikonte ekzistencën, po atëherë, përse ekspozimi publik i Kimit përfaqëson një fyerje të tillë për integralistët fetarë? Siç demonstron shoqëria jonë liberal-tolerante, të drejtat  e njeriut janë në një analizë të fundit, e drejta për të shkelur Dhjetë Urdhëresat. “E drejta për tradhti e kryer në fshehtësi.

“E drejta e lumturisë së individit dhe zotërimit të pronës private” është e drejta për vjedhje (dhe shfrytëzimin e tjetrit). “Liria e shtypit, mendimit, shprehjes,”mishëron të drejtën për të gënjyer, shpifur dhe poshtëruar të tjerët. E drejta e qytetarëve të lirë për të mbajtur armë”nënkupton të drejtën për të vrarë. Dhe në fund ,”e drejta e fesë” nënkupton të drejtën për të adhuruar hyjni të rreme.

Është e qartë që të drejtat e njeriut nuk falin në mënyrë eksplicite shkeljen e Urshëresave, kufizon duke mbajtur në dispozicion një “zonë gri” të skajshme, që duhet të mbetet jashtë prej sulmeve  të pushtetit (fetar dhe laik). Në këtë zonë të turbullt, mund të shkel urdhëresat dhe nëse pushteti fut hundët, mund të ulëras: “ Ky është një sulm  ndaj të drejtave të mia themelore!” Kim Kardashian i përket po kësaj zone gri:  me vulgaritetin e saj, shkel të gjithë urdhëresat e shijes së mirë dhe pikërisht për këtë arsye shumë prej nesh e gjejnë të papërmbajtshme.

Është shumë e kollajtë  të vësh në lojë të gjorën Kim: është tipike, spontaniteti i saj është i rremë, nuk është kurrë e njëjta ( ajo që është në të  vërtetë ), por reciton vetveten, duke projektuar një imazh të idealizuar. Është e lehtë të drejtosh gishtin mbi famën e saj rë ngritur mbi asgjënë, të thuash se është e famshme vetëm sepse duket e tillë, por,  a mos vallë ajo mëshiron pikërisht atë që të gjithë “njerëzit e famshëm” kanë të përbashkët në shoqërinë e konsumit?
Të marrim atë që mund të duket si e kundërta e Kimit: Angelina Jolie, me angazhimet e saj humanitare  për të shpëtuar këto apo ato viktima nëpër botë. Ndërkohë që të gjithë tallen me Kimin, Jolie pritet zyrtarisht nga krerët e shteteve  dhe ka të ngjarë që vitin e ardhshëm, të mbajë  një seri leksionesh në London School of Economics. Për mua, Jolie shkakton ndonjë dyshim.

Ndërkohë që si Jolie, edhe Kim janë protagonist aktive të kultit të famës, Jolie aspiron për më të mirën e të dy botëve. Nga njëra anë shfrytëzon kultin e famës dhe nga ana tjetër përpiqet që ta zbusë këtë aspekt, duke u paraqitur si agjente e kauzave “të larta”.

E vetmja gjë e turpshme nuk është ekzibicionizmi i shpifur i Kimit, por Jolie që përpiqet të paraqitet si personazh etiko-politik i mirëfilltë. Kur tallemi me Kimin, harrojmë që budallallëku që krijojmë tek ajo, nuk është  gjë tjetër veçse thelbi  i të gjithëve ne.  Të kujtojmë batutën e Brehtit: “ E di çfarë është grabitja e një banke, krahasuar me hapjen e një banke të re ?”

E di çfarë është trupi i Kimit, krahasuar me trupin që karakterizon të gjithë njerëzit e famshëm, që shkojnë e ndjekin kauza humanitare?
 Dhe nëse përçmimi i Kimit të jetë pjesë integrale e famës së saj? Dhe nëse konsumatori ideal i  shfaqjeve  të saj dhe rrjeteve të saj sociale nuk është një adhurues naiv, por një konsumator i vetëdijshëm që, ndonëse e di se sa vulgare është, vazhdon të ndjekë bëmat e saj dhe të shijojë sensin  e prioritetit  që i garanton një ndërgjegje të tillë? bota.al

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois