Fitorja me përmbysje 3-4 e Kosovës kundër Sllovakisë në Bratislavë ka bërë që përfaqësuesja dardane të jetë vetëm një hap larg arritjes historike në finalet e një Kupe Bote.
Dominimi me spektakël i Kosovës i ka gëzuar të gjithë shqiptarët, teksa në Prishtinë dhe shumë qytete tifozët kanë dalë në rrugë pas ndeshjes. Në Bratislavë futbollistët e trajnerit Franco Foda e kanë festuar në një mënyrë të veçantë kalimin në finalen play-off, duke 'djegur' dhomat e zhveshjes.
Festa nisi që në fushë, për t'i lënë vendin një feste me këngë dhe kërcime në dhomat e zhveshjes. Me flamurin kuqezi dhe atë të Kosovës, dardanët dëgjohen të këndojnë 'Unë jam shqipe nga Kosova...'.
Ndërkohë, të hënën qeveria e Kosovës do miratojë shpërblimin prej 500 mijë eurosh për ekipin, të premtuar disa muaj më parë. Në rast se Kosova fiton kundër Turqisë në finalen play-off dhe siguron një vend në finalet e Kupës së Botës 2026, kryeministri Albin Kurti ka premtuar edhe 1 milion euro të tjera shpërblim për futbollistët dhe stafin. Katër muaj më parë, qeveria e Kosovës akordoi edhe 250 mijë euro për sigurimin e fazës play-off.
Më 31 mars në stadiumin 'Fadil Vokrri' të Prishtinës, Kosova luan kundër Turqisë për biletën e finalave të Botërorit.

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati ka deklaruar se vendimi për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë eurove për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas fitores ndaj Sllovakisë, do të jetë gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë. Kështu ka njoftuar Murati qysh në mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në Facebook.
Ndërkohë, në rast se Kosova fiton kundër Turqisë në finalen play-off dhe siguron një vend në finalet e Kupës së Botës 2026, kryeministri Albin Kurti ka premtuar edhe 1 milion euro të tjera shpërblim për futbollistët dhe stafin. Katër muaj më parë, qeveria e Kosovës akordoi edhe 250 mijë euro për sigurimin e fazës play-off.
“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar ai.
Komente





