Çdo i arrestuar është i pafajshëm deri në një dënim në formë të prerë, prandaj është shumë shpejt për ta konsideruar Fredi Belerin me të vërtetë fajtor për shitje votash me qëllim fitoren e zgjedhjeve të 14 majit. Por, nëse një qytetar arrestohet në flagrancë, dhe kapet nga policia që e përgjoi duke paguar për vota të blera (40.000 leke për 8 vota me sa duket), është një i dyshuar shumë i fortë. Pra, nëse është shpejt për të thënë që Beleri është fajtor, është edhe tepër shpejt për ta konsideruar viktimë të pafajshme.
Ka politikanë që bërtasin prej vitesh kundër shitblerjes së votave, pastaj thërrasin për komplot sa herë që një shoku i tyre arrestohet me akuzën e blerjes së votës. Si mund të çmontohet ky kancer i sistemit politik nëse prokuroria dhe policia nuk mund të arrestojnë askënd pa përfunduar në makinën grirëse të akuzave? Si mund të mendosh që fajtorë janë vetëm kundërshtarët tanë?
Dhe si mundet që një politikan, cilido politikan, të konsiderojë të pafajshëm dikë vetëm sepse është nga krahu i tij? Ose e mbron sepse është bashkëfajtor, ose e mbron se nuk njeh të vërtetën, pra duke gënjyer.
“Unë nuk jam Fredi Beleri”, këtë duhet të thotë sot cilido politikan dhe qytetar i ndershëm, duke refuzuar çdo koment tjetër, duke ritheksuar integritetin e vet dhe duke lënë drejtësinë të qartësojë vërtetësinë. Vetëm në këtë mënyrë luftohet për zgjedhje të lira, demokratike dhe të ndershme. Në të kundërt është vetëm hipokrizi
xy/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
63.4%
-
Jo
31.3%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2050
Lajme të tjera
-
OSBE publikon raportin final për zgjedhjet e 14 majit: Procesi i mirëadministruar por pati një ndarje të thellë brenda opozitës! Pretendimet për blerje vote shqetësuese (DOKUMENTI)
29 Shtator, 19:10
-
Debati i ashpër në Report Tv/ Hani: Berisha komunisti që ndërroi gëzofin në 1991, rrënoi demokracinë! Burimi: Sot është forcë e dytë
29 Shtator, 18:54
-
Kreshnik Spahiu: Pse në Tiranë gjen 'patriotë' kundër Serbisë, por që ulin 'brekët' para Greqisë?
29 Shtator, 17:15
-
Basha rrudh PD-në, Korreshi: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë pse shpenzon lekët e fushatës? S’i doli njeri në Kukës se do fëlliqej
29 Shtator, 17:06
-
U filmuan duke folur për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, SPAK dërgon për gjykim Kristo Agalliun dhe Agron Durajn
29 Shtator, 10:23
-
Doni më për ‘Revolucionin’?
28 Shtator, 14:13
-
Bajram Peçi: Kryelartësia greke me fqinjët është shenjë e shpirtit të vogël
27 Shtator, 19:02
-
Humbja e ‘BF’ në Kukës, Kadilli: Berisha të hapë krahun se mori më qafë opozitën! Zhvendosja e Bardhit te Rithemelimi? Vendim politik! Karaj: E njeh si deputet
27 Shtator, 17:48
-
Zaloshnja: Firoja dramatike e votave për 'Bashkë Humbasim'
27 Shtator, 17:38
-
Grek apo shqiptar? Kjo eshte çështja sot
27 Shtator, 10:16
-
Të thellosh humbjen me ‘Gjicin në krah’, dita e kiametit për opozitën!
26 Shtator, 19:38
-
Mero Baze: Sulmet e padrejta ndaj Berishës për heshtjen ndaj Kukësit
26 Shtator, 19:32