Unë ringjalla shpresën, ju bëni
rilindjen ekonomike dhe sociale

Unë ringjalla shpresën, ju bëni<br />rilindjen ekonomike dhe sociale
Është e vështirë të flas, para teje Edi, por edhe unë mendoj se jam një komunikues i mirë dhe motivues, dhe lojtarët janë dëshmitarë. Herën e fundit që kemi qenë në këtë ndërtesë, ishte për rastin e publikimit të librit të Alastair Campbell mbi fituesit. Isha së bashku me një mikun tone të përbashkët, Arigo Sacchi, edhe ai fitues i madh me të cilin shkëmbeni SMS pas kurrizit tim, duke diskutuar Europianin tonë.

Me modesti, unë nuk e di nëse botimin e ri të këtij libri, ndoshta me rekomandimet tuaja Alastair do të më vendos edhe mua së bashku me figurat e mëdha në botën e sportit, politikës dhe biznesit. Unë nuk e di nëse do e heqë Ramën dhe do të më vendosi mua, ose unë do të jem para Ramës, ose të dy afër.

Unë me të vërtetë shpresoj se në fund të karrierës me Shqipërinë me ndihmën e djemve, do ta gjej një vend. Sidomos në qoftë se unë kandidoj për t’u bërë Kryeministër, siç është raportuar seriozisht nga një pjesë e shtypit shqiptar, kur unë flisja me shaka se si më respektojnë bashkëqytetarët  tanë.

Duke qëndruar me krahasimet, për momentin shtypi sportiv krahason Shqipërinë e vogël dhe të madhe sot, me Leicester, dhe unë mendoj se të gjithë duhet të jemi krenar për këtë. Duke ardhur këtu i vendosa detyrimin vetes detyrimin për ta bërë këtë fjalim. Nuk kam bërë shumë fjalimi përpara politikanëve apo studiuesve.

Prandaj po mbështetem te konceptet e atyre pak fjalimeve që kam bërë këtu në Shqipëri, me rastin e marrjes së titullit Honoris Causa në Universitetin Europian të Tiranës, apo në ceremoninë ë Federatës së Pallatin Mbretëror. Jo për varfëri konceptesh që disponoj, por për pasurinë e përmbajtjeve, që ato koncepte të zgjedhura për ato raste përfaqësojnë për mua dhe, ekipin tim dhe kombin tim.

Unë mendoj se pak këtij Kampionati Europian, e gjithë bota sportive dhe josportive u bë e vetëdijshme për aftësinë tonë për të bërë grup, mbi çdo individualitet. Për ta bërë këtë më ka ndihmuar shumë presidenti Duka me besimin e tij, me frymën ë tij te bashkëpunimit, mbështetja logjistike nga Paolo Tramezzani, Lorik Cana dhe djemtë, të cilët janë rritur më shumë jashtë vendit, kanë kuptuar rëndësinë e kërcimi mental. Kalimi nga individi në formën e grupit , ishte kërcimi që ka përcaktuar krijimin e këtij ekipi. Nëse do të ma njihni këtë meritë, duke më krahasuar mua me pararendësit e mi të tjerë, do t’ju isha mirënjohës!

Për ta bërë këtë, sigurisht jam bazuar në leksionet taktike, psikologjike, të mësuara në leksione taktike, psikologjike, të mësuara në jetën time si lojtar, në kurse, por edhe në jetën time të dytë si qytetar shqiptar. Më është dashur të studio pak, dhe ju jeni dëshmitarë të shumë referencave të mia shqiptare, në intervistat e mia.

Mendoj se ka shërbyer shumë. Kam marrë shembullin e Skënderbeut. Jo se unë ose presidenti Duka, ose ne të dy e konsiderojmë veten Skënderbeu modernë, sepse nuk ka vend për heronj si ai. Por për shkak të rëndësisë që Skënderbeu, në mënyrë shumë fjalë shumë it ha grupit shembullin e shkopinjve për të thyer:

Nëse qëndroni të bashkuar askush nuk do t’ju mundë. Duke reflektuar mirë, edhe fraza tjetër ku ai fliste para turmës pas fitores së parë: ‘lirinë nuk ua solla unë , por atë e gjeta mes jush’, është frazë që nxjerr në pah rëndësinë e grupit, edhe në rastin tonë rëndësinë e tifozëve. Edhe tifozët janë ndeshur në fushë si ne sportistët, dhe kanë fituar. Në qoftë se ne nuk kemi qenë në gjendje për të fituar ndonjë çmim europian, tifozët tanë e fituan atë.
 
Kam qenë i vëmendshëm ndaj gjërave që janë shkruar për ekipin tonë kombëtar. Dikush e ka krahasuar atë që kemi bërë në Francë, me mrekullinë e Bernës. Për ata që nuk e dinë kjo është një fraze që kujton shembullin historik të fitores se Kupës së botës nga ekipi gjerman në vitin 1954.

Gjermania në atë kohë ishte një Gjermani e ndarë, e zhytur plotësisht në barrën e borxheve dhe dënimeve e shkatërruar nga lufta, që ajo vetë kishte nisur duke u vetë shkatërruar. Por kjo fitore ka shënuar rikthimin, ringjalljen morale, ekonomike dhe sociale të vendit.

Nëse ajo që kemi bërë në Lyon, ishte apo nuk ishte një mrekulli, këtë do të jetë historia që do e tregoj. Në qoftë se mrekullitë bëhen edhe me humbje dinjitoze, ose fitore si ajo me Portugalinë, Rumaninë, Serbinë, Greqinë e parë, atëherë ishte një mrekulli. Siç ka thënë Michael Giordan, edhe nga humbjet mësohet.

Gjithsesi ishte një mrekulli, nuk ishte vetëm një mrekulli sportive e bazuar në punë, djersë, dhe jo nga dhuruat qiellore por edhe një mrekulli e humanizmit, sportivitetit, tifozëve shqiptarë, një mësim humanizmi për të gjithë botën.
 
A kemi forcën, si komb, që’ ta përsërisim ne rastin e rilindjes morale, sociale, ekonomike? Unë mund të sugjeroj diçka, si shqiptar i mirë që jam. Dhe shqiptar për mua është një titull nderi që unë e mbaj fort, sepse di më mirë himnin shqiptar sesa atë Mamelit. Dhe për këtë sugjerim nuk ka vend më të mirë se këtu përpara politikanëve të të gjithë kombit, të sportit, dhe të biznesit. U detyrohemi gjeneratave të reja, për atë frymën e rilindur. 

U detyrohemi gjeneratave të reja, për atë frymën e rilindur të kombësisë së parë në rrugët dhe stadiumet e Francës, këtë rilindje. Ti, Edi flet shpesh për Rilindje. Dhe unë mendoj se për atë që kemi bërë në Francë, ka mundësi të ndërtojmë një Rilindje të vërtetë.
 
Ju betohem se materiali njerëzor është , pashë një fuqi të madhe njerëzore, kombëtare të të gjithëve nga Shqipëria Kosova, Presheva Mali i Zi, Maqedonia, diaspora për të ndërtuar këtë rilindje. Ju lutem të studioni rastin gjerman. Ju lutem merrni si shembull atë rilindje.
 
Z. Rama, Edi o xhan nuk jam unë kryeministër, por trajneri i vjetër i Shqipërisë, i cili ka qëllim të mbetet shqiptar. Është një detyrim, që mbi këtë shembull, në këtë fitore mbi atë që u pa rreth mrekullisë sonë të vogël ose të madhe, të ribëjmë vërtetë një rilindje të madhe të një kombi të madh. Si trajner kam ndihmuar së bashku me djemtë me mjetet sportive. Pastaj, në qoftë se vendos të kandiduar për Kryeministër, mbase do ta çoj përpara rilindjen me mjete politike. Dhe për ta bërë këtë punë të madhe, për ty, për mua, për ne, shërben zemra dhe duhet të japim maksimumin.


Fjala e trajnerit të kombëtares në pritjen e organizuar në Kryeministri

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë