Para pak ditësh Luzlim Basha njoftoi se e “hapi PD-në” dhe lajmet vërshuan për rikthimin Bamir Topit, Genc Rulit, Besnik Mustafait etj. Së fundit është duke “çarë rrjetin” lajmi se Jozefina Topalli e refuzoi ftesën, ndërsa Majlinda Bregu nuk shkon në PD sepse e përzunë.
Akuzat nuk ishin të pakta për ”dëbimin” e figurave më emblematike të demokratëve, që nga koha e themelit të PD-së. Ajo që shoqëroi zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së, dukej si një përpjekje për të riformatuar PD-në e kalbur nga pushteti i fundit 8 vjeçar.
Por tani mëritë u lanë pas dhe na rezulton se “spastrimet” nuk kishin qenë për katarsis, por një pastrim terreni nga ata që nuk e donin Bashën në atë karrige. Madje Basha duhet të rikthejë, ose të paktën të ftojë, edhe Ridvan Boden, edhe Jemin Gjanën e të tjerë. LSI-në e ka në krah dhe plotësohet sërish qeveria PD-LSI. Mungon i ndjeri Dritan Prifti.
Por a di njeri të thotë se përse PD u largua(mua më pëlqen të them u dëbua), nga pushteti në vitin 2013? Jo se Rama kishte ndonjë platformë qeverisëse që na prishi mendjen, por se qeverisja e PD-së ishte qelbur këmbë e kokë. Koncensionet korruptive, që hapën epokën e PPP-ve, u shpërndanë si dhurata për ditëlindje në muajt e fundit të qeverisjes së Berishës.
E pra, në atë qeveri ishin të gjithë këta që sot baza e PD-së po kërkon ti riktheje, sipas parimeve të demokracisë së brendshme. Ndërsa mediat flasin për “ikona”. Ikona të kujt, të hajdutërisë?
Nuk ka mbetur veçse të kërkohet edhe rikthimi i Berishës si kandidat për kryeministër, dhe ta përgatisim PD-së sërish për nuse.
Komento
Bukur Mentor Kikia ke thene nje realitet qe rrall kush e thot dhe e beson. Lexojm dhe shikojm perdit shkrime nga analist dhe gazetar servil dhe sahanlepires qe i thurin lavde athua se ne 2013 shqupit dhe leshi i ijes ju eshte ber padrejtesi duke e shporrur nga pushteti. Edhe sot e eshte quajtur hapje po risjell ne shqup figurat e degraduara qe e cuan ne gremin. A thua ka ndonje gje per te besuar kjo e 2020 tes. Them se keq e me keq do shkoj,ska gje ti bej derman,as sala as ilir floriri skan ci bejn.
PërgjigjuKerrma Berish vec ushqim per sorrat sherben
Përgjigjue ke shume sakte, po erdhi per here te trete birisha e din se cfare i ben popullit shqyptar ja ben edhe nje here tjeter rrugen e kombit dhe disa koncensione te tjera ta markimit te karburantit, si dhe ka edhe nje peng ne jete, qe nuk vraui 3000 veta para kryeministrise
Përgjigju