Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në një intervistë për UNEP - Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara - ka prezantuar rrugën që ka përqafuar Shqipëria për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjes së biodiversitetit përmes zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe rritjes së sipërfaqes së zonave të mbrojtura deri në 22% të territorit.
"Jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin me United Nations Environment Program. Për ne biodiversiteti është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është një vend i vogël, ku 22% e territorit janë sipërfaqe që mbrohen si peizazhe të mbrojtura, parqe natyrore apo parqe kombëtare. Shqipëria mbron gjithashtu lumin e fundit të egër të Evropës, Vjosën, duke e shpallur park kombëtar në vitin 2023.
Ne po punojmë me UNEP për projekte të përbashkëta në Alpet Shqiptare. Përmes punës së përbashkët kemi dyfishuar këtë territor magjepsës në veri të Shqipërisë. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku turizmi dhe mjedisi gjenden nën një ‘çati’, me qëllimin që njëri të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe tjetri të mbrohet për të ardhmen e fëmijëve tanë", u shpreh ministrja Kumbaro për UNEP.
5,5 milionë vizitorë janë regjistruar në zonat e mbrojura, gjatë vitit 2024, ose 1 milionë më shumë se viti 2023, si tregues i interesit të rritur për turizmin natyror gjithëvjetor.
Shqipëria është një nga partnerët financues të plotë të UNEP për 2023 dhe 2024, kontributet e së cilës në Fondin e Mjedisit mundësojnë zgjidhje inovative globale për ndryshimet klimatike, mbrojten e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe menaxhimin e mbetjeve.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64%
-
Të gabuar
24.2%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4020
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar
13 Janar, 13:54
-
Media britanike ‘Time Out’: Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në Europë në 2025
12 Janar, 07:25
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
‘Travel Pug’: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit
1 Janar, 14:33
-
Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace, zero turistë!
29 Dhjetor 2024, 19:01
-
Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025
28 Dhjetor 2024, 07:35
-
Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit
27 Dhjetor 2024, 08:37
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor 2024, 07:51
-
New York Times: Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse europiane për t’u vizituar në 2025
20 Dhjetor 2024, 15:57
-
Turizmi, vizitorët e huaj me rritje me 79.9% në tetor, kryeson Kosova, më pas Italia dhe Gjermania
19 Dhjetor 2024, 12:56