Kiev, Ukrainë
Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, Ukrainës do t'i duhen pothuajse 9 miliardë dollarë për të rindërtuar vendet e saj kulturore dhe industrinë e turizmit pas luftës së nisur nga Rusia.
Kështu ka deklaruar UNESCO, sipas së cilës sektori i turizmit dhe i kulturës kanë shënuar humbje në të ardhura mbi 19 miliardë euro në gati dy vite konflikt.
Agjencia tha se luftimet dëmtuan 341 vende kulturore në të gjithë Ukrainën – përfshirë qytetet e Kievit, Lviv dhe Odessa – me një kosto prej 3.5 miliardë dollarësh.
"Katedralja e Odesës është një shembull i një vendi që është dëmtuar rëndë," tha Chiara Dezzi Bardeschi, e cila drejton zyrën e UNESCO-s në Ukrainë.
“Është simbol i gjithë komunitetit me një kuptim të thellë shpirtëror dhe historik,” shtoi ajo.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Kievin










