Ministri Hasani: Shqipëria e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit! Mbështesim procesin e llogaridhënies së agresionit rus
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani
Në takimin e bashkëorganizuar nga Shqipëria, për situatën në Sirinë verilindore, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se institucionet shqiptare kanë adoptuar dhe zbatuar me sukses një model për identifikimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përhapjes së radikalizmit.
“Shqipëria ka riatdhesuar vullnetarisht shumicën e grave dhe fëmijëve të shtetasve shqiptarë nga kampet siriane dhe irakiane. Kemi hartuar një program që ofron mundësi specifike për riintegrim, duke siguruar strehim, punë, dhe ndihmë për të lehtësuar integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Është thelbësore që të vazhdojmë të promovojmë një qasje gjithëpërfshirëse, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,” tha ministri Hasani.
Në eventin anësor të nivelit të lartë "Llogaridhënie për Ukrainën", Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se procesi i llogaridhënies duhet të ecë paralelisht me përpjekjet për paqe.
Ministri Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet iniciativën e BE-së për konfiskimin e aseteve të ngrira shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për të adresuar pasojat e ndryshme të agresionit rus kundër Ukrainës.
“Shqipëria mbështet plotësisht procesin e mbajtjes së përgjegjësisë për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës. Krijimi i regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mekanizmi ndërkombëtar kompensimi,” tha kryediplomati shqiptar.
Në qershor 2024, Shqipëria iu bashkua 'Grupit Bërthamë' për llogaridhënien për krimin e agresionit kundër Ukrainës, për ngritjen e një gjykate për ndjekjen penale të krimit të agresionit.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje
25 Janar, 11:54
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
SHBA ‘harron’ zotimin, u ndalon ëndrrën amerikane refugjatëve, afganët mbeten në Shqipëri
23 Janar, 13:53
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, deri në qershor 2025
23 Janar, 09:50
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse
19 Janar, 12:25
-
Inaugurohet ambasada shqiptare në Ukrainë, Hasani: Urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve! Bashkë për një të ardhme në paqe
18 Janar, 13:52
-
Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë
18 Janar, 08:32