/ATSH-DPA/ - Kriza e intensifikuar siriane ka rritur numrin e refugjatëve që largohen nga vendi në më shumë se katër milionë, deklaroi Agjencia e Refugjatëve e OKB-së sot në Gjenevë.
Numri është rritur me një milion duke arritur mbi 4 013 000 në 10 muajt e fundit.
Veç kësaj, 7,6 milionë sirianë kanë lënë shtëpitë e tyre, por që ende qëndrojnë brenda Sirisë.
"Është një popullsi që kërkon mbështetjen e gjithë botës, por që në fakt po jeton në kushte të tmerrshme dhe po zhytet drejt varfërisë," tha Antonio Gutierres, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.
UNHCR-ja kritikoi vendet kontribuese se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar vendet pritëse të sirianëve, buxheti i të cilëve, tregu i punës dhe i shërbimeve publike është tronditur nga ky fluks.
Shtimi i numrit të sirianëve në rajon ka bërë që ato të dalin të lypin, të dërgojnë fëmijët në punë ose të martohen me to për të mbijetuar. Refugjatët vuajnë mungesën e fondeve për ndihma ushqimore, raportoi UNHCR-ja.
"Përkeqësimi I kushteve po sjell rritjen e numrit të tyre drejt Evropës dhe më tej por shumica dërrmuese është ende në rajon," tha Gutierres.
Turqia ka pranuar 1,8 milionë sirianë, e ndjekur nga Libani me 1,2 milionë, Jordania me 630 000, Iraku me 250 000, Egjipti me 130 000 dhe vendet e Afrikës së Veriut me 24 000.
/Shqiptarja.com