Unicef thirrje grupit G7: Shpërndaji vaksinat tani ose rrezikoni që të hidhen (VIDEO)

Miliona vaksina kundër koronavirusit mund të humbasin, nëse vendet e pasura vendosin t’i dërgojnë të gjitha dozat përnjëherësh, po ata duhet të dërgohen vazhdimisht, paralajmëroi Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara, Unicef.

Unicef kërkon që furnizimi duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit, sepse vendet e varfra nuk kanë burime për t'i përdorur të gjitha menjëherë.

Lily Caprani, përgjegjëse për vaksinat në Unicef, tha se vendet me të ardhura të ulëta kanë nevojë për furnizim të qëndrueshëm. Nëse vaksinat kursehen deri në Krishtlindje, vendet nuk do të jenë në gjendje t’i absorbojnë ato, tha Caprani.

Thirrjes së Unicef i janë bashkuar edhe yje të muzikës dhe sportit, si Billie Eilish dhe David Beckham.

Ato kanë nënshkruar një letër për grupin e vendeve më të pasura të botës, G7, duke u kërkuar atyre që të dhurojnë 20 për qind të vaksinave deri në muajin gusht.

Pandemia nuk do të mbarojë askund derisa të mbarojë kudo”, tha Beckham.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar e vende të tjera kanë premtuar se do t’i dhurojnë dozat e tyre të tepërta në vendet me të ardhura të ulëta.

Disa vende, si Mbretëria e Bashkuar, e cila ka porositur 400 milionë doza të vaksinave të ndryshme, tashmë kanë vaksinuar një pjesë të madhe të qytetarëve të tyre. Por, vendet e tjera janë ende duke pritur mbërritjen e dërgesave. Shumë vende të varfra po mbështeten në dërgesat nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë - COVAX.

Disa vende kanë premtuar doza deri në fund të vitit, por edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar atyre që të nisin me shpërndarjen tani, pasi shqetësim të madh përbëjnë variantet e reja të cilat kanë nisur të përhapen.

Liderët e G7-ës pritet të mblidhen më 11 qershor në Britani. Në krye të agjendës së tyre pritet të jenë përgjigjja e koordinuar ndaj pandemisë dhe qasja në vaksina e vendeve më pak të zhvilluara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë