TIRANË - Një sasi prej 27 mijë e 900 copë veshmbathje turke është porositur nga ministria e Brendshme, për efektivat e Policisë së Shtetit. Tenderi për dizanjimin dhe qepjen e këtyre veshmbathjeve është fituar nga bashkimi i operatorëve të kompanisë Shqiptare “Marsi&Al” dhe një kompanie turke “Yakupoglu Tekstil ve Deri SAN.TIC.A.S”, kjo e fundit e njohur në Turqi për prodhimin e veshëmbathjeve ushtarake.