Uniformat policore në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe

Uniformat policore në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe

Uniformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe, në komunat ku mbi 20 për qind e popullsisë është me shqiptarë. Në njoftimin e Qeverisë, të publikuar të martën, 15 mars, thuhet se vendimi është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Uniformat policore në Shkup dhe në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare (gjuhën shqipe) të ndryshme nga maqedonishtja, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që përdoret nga së paku 20 për qind e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut", thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e tetë nga publikimi në Gazetën Zyrtare, dhe do të fillojë të zbatohet brenda një viti nga hyrja në fuqi.

Vendimi është bërë i ditur edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik, Artan Grubi, i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se “Qeveria ka vendosur që uniformat e policisë në të ardhmen të kenë mbishkrim edhe në gjuhën shqipe”.

“Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot! Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë”, ka shkruar Grubi në rrjetin social Facebook.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, në bazë të cilit gjuha shqipe përdoret gjerësisht në komunat me shumicë shqiptare, si dhe në institucionet shtetërore, është miratuar në janar të vitit 2019.

Në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë në dy gjuhë, ndërsa në Qeveri dhe Kuvend, ministrat shqiptarë, deputetët si dhe kryetari i Kuvendit, përdorin gjuhën shqipe, ndërsa dokumentet publikohen në dy gjuhë.

Edhe në Qeveri ministrat shqiptarë kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në të shkruar dhe të folur.

Paritë shqiptare kanë kërkuar përdorimin e shqipes edhe në ushtri dhe kartëmonedha, por kjo është refuzuar nga Qeveria pas një mendimi të Komisionit të Venecias, që vlerëson se përdorimi i tyre bie ndesh me kushtetutën./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele