Unifromat e Policisë/ PD reagon ndaj ministrit Lleshaj: Tender hajdut prej 30 milion eurosh

Unifromat e Policisë/ PD reagon ndaj ministrit Lleshaj: Tender hajdut prej 30 milion eurosh

Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit, Lealaba Pelinku ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit.
Ministria e Brendshme, ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike se ka shkurtuar kohëzgjatjen për garën e tenderit të Uniformave të policisë me qëllim favorizimin e "klientëve të qeverisë", ndërsa sipas  pretendimeve të Pelnikut, ministrit Lleshaj i'u deshën 24 orë për të reaguar për tenderin korruptiv, por në vend të fakteve sulmoi opozitën.

Sipas Pelinkut Lleshaj po vjedh fondin prej 30 milion eurosh. Edhe ditën  e djeshme Pelinku hodhi akuza mbi Lleshajn ku thoshte se ai nuk kishte bërë asnjë ndryshim tek uniformat e vjetra të Tahirit apo Xhafës.

Reagimi i plotë i Pelnikut:

Ministri i tenderit hajdut 30 milionë euro, që bën vetëm propagandë dhe sulmon opozitën, nuk përgjigjet dot pse zgjodhi të eliminojë garën e ndershme, duke përgjysmuar afatin për pjesëmarrjen në tender. Sandër Lleshaj nuk ka gojë të flasë as për të shpjeguar pse tani ka vendosur procedurën e kufizuar, ndërsa vetëm pak muaj më parë, lejoi procedurën e hapur.

Tenderi 30 milionë euro i uniformave të policisë nuk është një tender i jashtëzakonshëm, që kërkon materiale të ndërlikuara, siç e ka keqpërdorur parashikimin ligjor Sandër Lleshaj.

Janë pantallona, xhaketa, këpucë dhe gjëra të tjera të zakonshme të uniformës së policit, që gjenden lehtësisht në treg, që mund të prodhohen nga mijëra kompani shqiptare dhe të huaja, qoftë edhe “me specifikime e standarde të veçanta”- siç belbëzon Sandër Lleshaj, i kapur në flagrancë  me 30 milionë euro tender korruptiv.

Kjo është fara më e keqe e politikanëve. Është kjo farë që na grabit, na dhunon dhe na kërkon të heshtim për krimet e tyre. Një përpjekje e çuar dëm, sepse opozitës dhe qytetarëve nuk ia mbyll dot gojën as me gaz, as me kërcënime me gjyq. Një gjë është e sigurt, se paratë nga tenderi korruptiv 30 milionë euro do të gjurmohen, do të zbulohen, do t’i sekuestrohen farës së keqe si Sandër Lleshaj dhe do t'u kthehen shqiptarëve.





Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën