Unioni i Gazetarëve letër Llleshit:
Ndalo vendimin për kasetat e montuara
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa nëpërmjet një letre drejtuar kryetares së KQZ, Lefterie Lleshit i kërkon asaj që të ndalojë fuqinë vepruese të vendimit të miratuar pak ditë më parë nga ky institucion lidhur me pranimin e kasetave të montuara nga partitë për televizionet.
TIRANE - Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa nëpërmjet një letre drejtuar kryetares së
KQZ, Lefterie Lleshit i kërkon asaj që të ndalojë fuqinë vepruese të vendimit të miratuar pak ditë më parë nga ky institucion lidhur me pranimin e kasetave të montuara nga partitë për televizionet.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë vendim si më absurdin dhe si një dokument zyrtar i cili u heq atributin mediave dhe reporterëve për të raportuar drejtëpërsëdrejti nga mjedisi dhe realiteti elektoral, duke i shndërruar partitë politike edhe në institucione të prodhimit të lajmit dhe servirjes së imponuar mediave profesioniste të vendit.
Ky vendim i cili, sipas informimit tonë para se të kalohej në KQZ, është miratuar vetëm nga katër prej shtatë anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Mediave pranë KQZ-së, konsiderohet prej nesh një precedent i rrezikshëm dhe fyes për gjithë komunitetin e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë.
Me autoritetin tuaj ligjor, ne kërkojmë që të ndërhyni për t’u ndalur fuqia vepruese e këtij vendimi pasi ai bie ndesh me dispozita të Kushtetutës së Shqipërisë”, thuhet në letrën drejtuar Lleshit.
Ndër të tjera, duke iu drejtuar dhe Avokatit të Popullit, Çipa shkruan se “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron betejën për refuzimin dhe anulimin e këtij vendimi të KQZ-së si një çështje themelore të lirisë dhe integritetit të mediave dhe gazetarëve në vend.
Përpjekjet dhe reagimet tona nuk do të rreshtin, pasi ajo lidhet me kauzën e lirisë dhe së drejtës sonë profesionale”, thuhet në letër.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44