Unioni i Këshillave Studentorë: Një nga problemet në këto ditë delikate është pamundësia e pagesës së tarifës shkollore

Unioni i Këshillave Studentorë: Një nga problemet në këto ditë delikate është pamundësia e pagesës së tarifës shkollore

Foto ilustruese

Unioni i Këshillave Studentorë është shprehur përmes një postimi bazuar në një pyetësor se një nga problemet më delikate të shprehura nga studentët ishte pamundësia e pagesës se tarifës shkollore.
Sipas tyre, bazuar edhe në situatën aktuale të koronavirusit, e cila ka prekur çdo hallkë të ekonomisë më në vështirësi janë familjet me studentë.
Ata i drejtohen institucionit të Ministrisë së Arsimit të marrë seriozisht kërkesat reale dhe mjaft të nevojshme nga studentët, të cilët kërkojnë sot më shumë se kurrë përfaqësim dhe mbështetje.

Postimi i plotë:
Lëmoshë JO, Përgjysmim PO
Duke u bazuar dhe në pyetësorin e realizuar më parë nga Unioni i Këshillave Studentorë, një nga problemet më delikate të shprehura nga studentët ishte pamundësia e pagesës se tarifës shkollore.
Situata aktuale mjaft e vështirë ka prekur çdo hallkë të ekonomisë, ku më në vështirësi janë gjendur familjet  e për më tepër familjet ku ka studentë. Tarifa e shkollimit është e paarsyeshme dhe e pamundur të paguhet në një situatë të tillë.
Nëpërmjet kësaj letre të hapur ku shpjegojmë dhe arsyet e qëndrimit tonë Unioni i Këshillave Studentorë fton Institucionin e Ministrisë së Arsimit të marrë seriozisht kërkesat reale dhe mjaft të nevojshme nga studentët.
Ne presim që strukturat shtetërore të reflektojnë menjëheherë ndaj këtij problemi madhor. Studentët kërkojnë sot më shumë se kurrë përfaqësim dhe mbështetje nga ana juaj, jo fjalë boshe dhe lëmoshë.
Pikërisht sot, mos na lini vetëm!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja