TIRANE- Fituesit do të mund të regjistrohen pranë sekretarive përkatëse në Universitete, në datat 13,14,15 dhe 16 nëntor, nga ora 08:00 deri në orën 18:00
Ministria e Arsimit ka publikuar 5 mijë emrat e kandidatëve fitues në Universitete, të cilët kanë plotësuar formularin A3.
Kjo është edhe faza e fundit e regjistrimit të kandidatëve për në shkollë të lartë. Fituesit të cilët e gjejnë emrin në këtë listë do të regjistrohen pranë sekretarive mësimore përkatëse nga 13.11.2013 deri 16.11.2013, nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Ndërsa kandidatët që nuk kanë gjetur emrin në këtë listë, nuk do të mund të regjistrohen në këtë vit akademik pranë Universiteteve.
Kandidatët duhet të kenë me vete: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) b) 2 fotografi; c) Mandat arkëtimi i tarifes së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar prane zyrave të Postës Shqiptare. Këta kandidatë do të mund të ulen në auditore të hënën që vjen me datë 18 nëntor. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë zyratre edhe listën e pikëve minimale për secilin nga programet e studimit. Pikët minimale më të larta kanë qenë për Universitetin e Tiranës, programi i studimit në degën Histori dhe përkatësisht me 4.923.20 pikë dhe pikët minimale më të ulëta përkonin me degën Dekoracion në Universitetin e Shkodrës me 50.68 pikë.
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com