TIRANE- Në fund të këtij viti të gjithë studentët do të mësojnë se cilat universitete do t’i ekzistojnë tregut dhe cilat jo. Ndërkohë që në fund të këtij muaji pritet që të dalë një raport i plotë nga Ministria e Arsimit mbi të gjitha kontrollet që ka kryer në Institucionet e Arsimit të Lartë në vend qofshin këto publike apo private.

Kjo do të thotë se në fillim të këtij viti studentët do ta kenë të qartë se kush universitet është i ligjshëm në funksionimin e tij, sa vlen licenca e universitetit privat dhe sa i rregullt është në administrim universiteti shtetëror dhe si funksionojnë programet e tij.