Universitetet, emrat përfundimtarë
të fituesve dalin më 1 teto

Universitetet, emrat përfundimtarë<br />të fituesve dalin më 1 teto
TIRANE – Studentët që kanë fituar të drejtën e studimit në universitetet publike do të shpallen më 1 tetor.
 
Lajmi u bë i ditur për "A1REPORT" nga drejtori i Qendrës Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj. Një ditë pas mbylljes së regjistrimeve online, Harizaj tha se duhet një javë kohë që të përpunohen të dhënat dhe të mblidhen emrat e atyre, që janë regjistruar në sekretari dhe më datë 1 tetor do të shpallet lista përfundimtare e fituesve.

Kështu studentët e viteve të para duhet të presin edhe një javë për të mësuar se në cilën degë u ka dalë e drejta e studimeve universitare.

“Më 1 tetor shpallen zyrtarisht listat me renditjen e emrave të fituesve”, tha Harizaj, duke shtuar se më “7 tetor nis regjistrimi i studentëve në universitete, me tre dokumentet përkatëse, fotokopje e certifikatës, dy foto dhe fatura e pagesës në bankë”. 

Lista do të japë përgjigje për të gjithë ata që kanë zgjedhur opsionin “vazhdoj garën për një preferencë më të lartë” në regjistrimin online.

Në këtë listë mund të ketë fitues edhe nga ata që nuk u shpallën fitues me listën e parë dhe arrijnë pikët sipas numrit të kuotave të shpallura.

Kandidatët që do të shpallen fitues në listën përfundimtare duhet të vijojnë studimet pranë universitetit, në programin përkatës nga data 7 tetor. 

Numri i përgjithshëm i fituesve të regjistruarve online është afro 22.000 nga afërsisht 25.000 të shpallur fitues në lista. 

Nëse fituesit nuk dorëzojnë pranë sekretarive dokumentet përkatëse, ata konsiderohen se nuk frekuentojnë studimet në programin e shpallur dhe humbasin të drejtën e atij programi studimi.

(Riviera Dedaj/mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania