TIRANE- Në qershor, pikërisht në fund të vitit akademik të universiteteve agjencia britanike e akreditimit të universitete do të dorëzojë raportin e parë paraprak sa i përket cilësisë së universiteteve në vend. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë drejtori i kësaj agjencie Stepehen Jackson i cili pak ditë më parë firmosi edhe marrëveshjen me Ministrinë e Arsimit.
Sipas të dhënave ky proces do të jetë i ndarë në faza, ku fillimisht do të inspektohet mbi raportin pedagog, student, ambienteve, mbajtja e dokumentacionit etj. Më pas do të jetë faza e vlerësimit të cilësisë në terren, ku një grup ekspertësh të agjencisë angleze por edhe shqiptarë të cilët do të krijojnë një raport me konkluzione i cili i referohet Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APPAL).
“Raporti me të dhënat e arritura edhe në bashkëpunim me APPAL do t’i dërgohen Këshillit të Akreditimit, i cili është krijuar nga ligji dhe rikrijuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave, që në bazë të vlerësimit të dhënë nga agjencia marrin vendimin final, nëse duhet ose jo të akreditohet një institucion i caktuar. Natyrisht që do të akreditohen ato universitete, të cilat plotësojnë kriteret dhe standardet”, pohojnë burime zyrtare nga Ministria e Arsimit.
/Shqiptarja.com

Nikolla: Agjencia akredituese gati të fillojë nga puna