TIRANE - Të gjithë studentët e universiteteve private që u mbyllën nëse kanë kryer studimet në kohën kur këto universitete nuk kanë qënë të licensuara, të vetmen zgjidhje që kanë është që të fillojnë studimet përseri në vit të parë. Ndërsa përsa i përket debatit të pak ditëve më parë në Parlamentin grek në lidhje me rishikimin e teksteve ministria Nikolla është shprehur se janë gati për bisedime.
“Një pjesë e konsiderueshme e studentëve të universiteteve private që u mbyllën do të kthehen sërish në vit të parë, por këtë herë në universitetet publike. Autoritetet e arsimit ju kanë dhënë një shans të dytë të gjithë studentëve të cilët kanë ndjekur studimet në programe të palicensuara nga ministria e Arsimit, ndonëse universiteti mund të ketë qënë i licensuar”, ka thënë minsitrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila thotë se kjo do të jetë e vetmja zgjidhje.
Ndërsa për studentët e papajisur me numër matrikullimi , një numër i konsiderueshëm të rinjsh që nuk e disponojnë edhe pse kanë vite që ndjekin studimet në universitetet private që u mbyllën, udhëzimi i Ministrisë së Arsimit thotë se ata nuk mund të transferojnë studimet e tyre në asnjë institucion të arsimit të lartë publik apo privat. Lëndët e shlyera dhe periudha e studimit të tyre nuk njihet nga asnjë universitet publik.
Ministrja Nikolla eshte ndalur edhe në rishikimin e teksteve shkollore ku flitet për historinë e përbashkët të Shqipërisë dhe të Greqisë.
Çështja u ndez disa ditë më parë, pas një debati në Parlamentin grek. 2 deputetë greke kërkuan interpelancë me Ministrinë e Arsimit të Greqisë, duke shprehur shqetësimin se Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e disa referencave në librat e Gjeografisë, apo ato të Historisë ku Çamëria është quajtur si një krahinë shqiptare në Greqi.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO